• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD vijon sulmet ndaj BE-së: Vlahutin s’lë ambasadorët të vizitojnë çadrën tonë

by Java News
10/03/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i Partisë Demokratike, shkruan se protesta e PD-së nuk po ndërkombëtarizohet dhe nuk po përfillet nga diplomatët e huaj, për shkak të ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Sipas “RD”, Vlahutin nuk lë ambasadorët e tjerë të vendeve të BE-së, që të vizitojnë çadrën.

“Në takimin e përjavshëm të ambasadorëve të vendeve të BE të zhvilluar dje një vend të rëndësishëm ka zënë kriza politike. Ambasadorët kanë diskutuar me shqetësim për problematikën dhe ngërçin e zgjedhjeve pas tërheqjes së plotë të opozitës nga regjistrimi në KQZ si dhe protestat, e cila është e pandalshme. Ambasadorët e vendeve të BE kanë kërkuar dje që të dëgjohet prej tyre zëri i opozitës, duke kërkuar një takim me Kryetarin e opozitës Basha.

Kërkesa e disa ambasadorëve është kundërshtuar nga ambasadorja Vlahutin. Kjo e fundit në një axhendë tërësisht personale ka paraqitur argumente qesharakë që të mos realizohej për momentin një takim i tillë. Sipas saj, Partia Demokratike nuk është forca e vetme që përfaqëson opozitën.

Pas kësaj fjalie, ajo ka shprehur edhe fjalinë tjetër se Basha nuk e përfaqëson opozitën dhe në fund fare Vlahutin ka hedhur edhe perlën që ka bërë shumë prej diplomatëve të nënqeshin, se më mirë do të ishte që të dëgjohej Shoqëria Civile se Basha dhe opozita”, shkruan “RD”-ja, që tashmë e ka gjetur fajtorin përse nuk ka asnjë zë serioz ndërkombëtar, në mbështetje të protestës së PD-së.

“Lufta për zgjedhje të lira e shqiptarëve do të jetë e gjatë dhe vendosmëria as nuk do të vihet në dyshim për asnjë moment të vetëm. Kjo betejë nuk do të mund të mbahet kurrë peng i asnjë afere korruptive të politikës. Ajo as nuk do të blihet as nuk do të shitet rrugëve me valixhe diplomatike apo bonuse të tjera të denja për republikat e bananeve, sepse vlera e votës është shumë herë më e madhe se e pallateve dhe vilave në pajë të korrupsionit.

Shqipëria është sot në këmbë dhe beteja për zgjedhje të lira është jetike për këtë vend po aq sa ishte edhe në vitin 1990. Nuk do të ketë asnjë tërheqje.

Kjo është një betejë historike dhe fitorja do t’i përkasë shqiptarëve, ndërsa turpi historik atyre që janë bërë palë me mafien dhe krimin e organizuar.  Mes  nënshtrimit dhe betejës për dinjitet, shqiptarët kanë zgjedhur atë betejë që do të bënin njerëzit e lirë në çdo vend të Europës së Bashkuar”, e mbyll shkrimin e saj kundër Vlahutin, “Rilindja Demokratike”.

ma.me

Next Post
Policia gjermane: Sulmuesi që plagosi 9 persona është nga Kosova

Policia gjermane: Sulmuesi që plagosi 9 persona është nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In