• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD vijon negociatat për zgjedhjet në Tiranë! Hasimja dhe Çepani, dy emrat në tryezë?

by A R
01/10/2025 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy janë emrat që po diskutohen në tryezën e PD me aleatët për të zgjedhur kandidatin që do të përballet me Ogerta Manastirliun në zgjedhjet e Tiranës. Burime për Report Tv, bëjnë me dije emrat që po diskutohen si kandidatë të mundshëm, janë aktivistja Edlira Çepani, ish-bashkëshortja e të ndjerit Gerti Bogdani, si edhe politologu Ermal Hasimja.

Këto janë dy emrat e parë të artikuluar deri më tani, ndërsa negociatat e grupit të PD me partitë opozitare do vijojnë edhe në dy ditët në vijim. Sot, grupi i punës së PD u zhvillua me Partinë Mundësia, të cilët si kusht themelor kanë që kandidati i dalë nga radhët e opozitës të mos jetë një figurë politike.

Pas takimit me PD, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur për mediat duke theksuar se e rëndësishme që këto negociata të përfundojnë me sukses. Ai theksoi se emri i personit që do të përfaqësojë opozitën, duhet të jetë një personazh me integritet mbi palët dhe i distancuar plotësisht nga çdo akuzë apo çdo formë tjetër që cenon profilin politik dhe më tej të individit.

“Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri. Ne nuk po vendosim asnjë kusht për emër, jemi te parimi. Kemi dhënë dhe ide të tjera. Për ne ka rëndësi parimi dhe nuk po bëjmë kushte për emrit. Do i qëndrojmë parimit. Po respektohet ky parim. Ne mendojmë që kjo është forma e vetme që mund të fitohet Tiranë dhe me emrin me integritet, një model i kundër me Manastirliut. Një njeri profesionist, publik, që i ka vërtet shanset”, tha Erald Kapri.

Pas Partisë Mundësia, PD do të takohet po sot edhe me partinë e Shpëtim Idrizit, i cili ishte në koalicion me PD edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Deri më tani, takime janë zhvilluar me Fatmir Mediun e Partisë Republikane, Agron Dukën e PAA dhe Tedi Blushin e Partisë së Lirisë.

Pezull ftesën për negociata, selisë blu, ia ka lënë ende Adriatik Lapaj, i cili në zgjedhjet e fundit u rendit forcë e tretë. Me Lapajn, grupi i punës së PD ka zhvilluar një telefonatë, por ende nuk është lënë një takim konkret pasi Lapaj është në pritje të vendimmarrjes nga strukturat e Shqipëria Bëhet.

“Ne jemi të angazhuar me strukturat tona për vendimet që do marrim të cilat në çdo kohë do bëhen me dije”, tha Lapaj për Report Tv.

Ndërkohë, anëtari i grupit të punës së PD, Ilir Alimehmeti vetëm një ditë më parë ka zhvilluar takim me Endri Shabanin e Nismës Thurje, por të ende nuk kanë nisur zyrtarisht negociatat.

“Takim shoqëror, siç po them në mënyrë të vazhdueshme. Siç po them, partitë formale janë këtu me partitë përkatëse”, iu përgjigj Alimehmeti gazetarëve kur e pyetën për takimin me Shabanin.

Ndërsa PD është në kërkim të kandidatit, presidenti Bajram Begaj ka edhe 24 orë për të shpallur dekretin për zgjedhje të parakohshme në 6 bashki, mes tyre edhe Tiranën, për të cilën Erion Veliaj ka ankimuar shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese. Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet. Pikërisht ky nen pengon kreun e shtetit Bajram Begaj që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën.

Next Post
Avioni i Forcave Ajrore italiane rrëzohet në Parkun Kombëtar të Circeo-s, dy të vdekur

Avioni i Forcave Ajrore italiane rrëzohet në Parkun Kombëtar të Circeo-s, dy të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In