PD ka bërë publike shifra konkrete për të faktuar se si u manipuluan të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi sot për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85% të popullsisë, Ramës i duhet të ruante në letra rezultatin e 2017.
Ai ta se për këtë përdori anëtarët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe komisionerët për të mbushur kutitë për të rritur numrin e pjesëmarrësve.
“Mbushi kutitë me plot 280 mijë vota më shumë duke u konfirmuar si ‘babloku i madh’.
Janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimit. 1/3 e bashkive ku është shtuar më shumë se gjysma e votave, që km në minorancë të mbulojë dështimin e 30 qershorit”, tha Kaso.
g.kosovari











