• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD vdiq politikisht”/ Oketa: Nuk kemi më opozitë, humbësi i madh dhe zgjidhja e vetme

by Java News
10/01/2022 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zv/ kryeministri Gazment Oketa, aktualisht anëtar i këshillit kombëtar të PD-së i cilësoi emocionale deklaratat e deputetit Tomorr Alizoti mbrëmjen e së shtunës në “ABC” se “PD vdiq politikisht pas protestës së dhunshme”.

“Unë e ndoqa zotin Alizoti dhe bën pjesë te personat që e respektoj, duke e njohur nga afër, gjykoj se ishte një deklaratë emocionale dhe nuk do të doja kurrë të ishim disfatist” tha ai.

Por si dilet nga kjo situatë? “Sot PD ndodhet në një pikë akoma më të ulët sesa ndodhej para 8 janarit dhe para demokratëve shqiptarë zhvillohej ajo shfaqje e shëmtuar. Fatkeqësisht si gjithmonë, ata që i vuajnë pasojat janë njerëzit e thjeshtë. Nga ata 34 të arrestuar, nuk di të them të kem dëgjuar ndonjë deputet, apo ish-deputet, apo njerëz që kanë pasur apo kanë pozicione. Fatkeqësisht janë ata anëtarët e thjeshtë, ndoshta disa nuk kanë qenë, por fatkeqësisht janë gjithmonë njerëzit e thjeshtë që e pësojnë”.

Kush ka më shumë faj, Berisha apo Basha? “Unë gjykoj se nuk është momenti për të ndarë fajet, por është afër mendjes që dy fajtorët kryesorë janë zoti Berisha dhe aq më tepër zoti Basha, që për shkak të pozicionit që ka mban edhe përgjegjësinë më të madhe. Nga 8 Janari askush nuk doli i fituar, ishte një betejë që “lufta” nuk ka mbaruar, i referohem më tepër betejës që opozita duhet të ketë për të fituar opinionin. Pas 8 janarit kemi dy kampe, zotit Berisha që është zvogëluar, por edhe i zotit Basha gjykoj që është zvogëluar”.

Nëse Berisha ishte në habitatin e vet me rrethimin që i bëri PD-së a na tregoi një karakter tjetër Basha? “Këtë doja të thosha. Do të çuditeshin një pjesë nëse Berisha do të sillej ndryshe. Flamurin dhe grupin e “Rithemelimit” e drejton Berisha. Kjo ishte një sprovë e Bashës, që nuk gjykoj se e bën më trim. Nga kjo betejë mund të dalë më i fortë, por si kryetar i një partie që është zvogëluar akoma më shumë” tha ai.

Basha u shpreh se nuk e ka thirrur ai policinë, akuzat e të dyve për njëri tjetrin për bashkëpunim me Edi Ramën dhe ftesa e këtij të fundit për demokratët, si e komenton Oketa? “Unë për zotin Rama do të kisha vetëm një fjali, edhe zoti Rama do të na cuditste nëse do të tregoj një kavalier, xhentëlmen, pavarësisht kostumeve apo kollareve të modës që vesh. Ishte një shfaqe e shëmtuar. Në raport me Bashën dhe Berishën dhe Bashën për policinë, kanë bërë deklarata shumë herë më të shëmtuara.  Sot nuk kemi opozitë. Nuk mund të kalohet skandali i rrjedhjes së pagave si një deklaratë të thjeshtë të kryeministrit…!!!”.

A duhet të vazhdojnë protestat apo ka një zgjidhje politike dhe a po shkon PD drejt ndarje? “Protesta nuk duhet të kishte dhe nuk duhet të vazhdojnë. Nëse duam një zgjidhje për PD-në, për opozitën shqiptare, zgjidhja duhet të vijë jashtë këtyre dy emrave. As Berisha nuk mund ta ndërtojë një opozitë si duhet për të ardhur në pushtet dhe aq më pak shanse ka zoti Basha. I ka shanset zero” përfundoi ai./m.j

Next Post
Bullgaria heq afatet për t’i thënë ‘PO’ Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE

Bullgaria heq afatet për t’i thënë 'PO' Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In