• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD vazhdon të presë 9 janarin

by Skënder Minxhozi
08/01/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Një vit më parë Sali Berisha vendosi të sulmojë me shkallë zjarrfikësesh, hunj, gurë e gjithfarë i erdhi për dore, selinë e partisë që drejtoi për 22 vjet. Njëherësh ai vulosi edhe rikthimin politik me zjarr dhe dhunë, ashtu siç ka ditur përherë të sulmojë shtetin dhe sistemin, për të ruajtur pushtetin personal.

Tetë janari i vitit 2022 mund të jetë, ashtu siç duan ta ironizojnë berishistët, dita e Lul Bravës, por ajo është njëherësh edhe dita e Sali Shkallës. Eshtë dita kur ishi historik i politikës shqiptare bllokoi procesin politik në Shqipëri duke dhënë kudo nëpër rreshtat e politikës mesazhin e moslargimit, të riciklimit dhe të rikthimit të përjetshëm majë kalit. Aty prej nga, siç thoshte dikur një koleg i tij i viteve ’90, Berisha mund të zbresë vetëm kur ta thërrasë i Plotfuqishmi.

Ajo që ndodhi në 8 janar është një tablo tipike e dekadës së parë të pluralizmit shqiptar, e inskenuar me dhunë në dekadën e tretë të shekullit. Ky rikthim i vrazhdtë u prodhua me frymëzimin dhe regjinë personale të atij që na ka mbajtur prej 32 vjetësh në trajektoren e trazuar të viteve ’90, të atij dhjetëvjeçari të cilit i dha formën dhe pamjen e ideve të tij të dhunshme poltike. Sali Berisha sulmoi një vit më parë selinë e Partisë Demokratike sepse në thelb ai nuk di të bëjë diçka tjetër. E bëri këtë gjë i paprovokuar në thelb nga Lulzim Basha, të cilit i dha votëbesimin edhe pasi humbi zgjedhjet e fundit parlamentare. E sulmoi partinë pasi i duhej një zyrë, një podium dhe një shkresë me kokë, prej nga të vijonte sfidën me Amerikën.

Tetë janari, në fjalët e Berishës dhe Foltores, ishte fillimi i bashkimit të demokratëve. Dimë sot, pas një viti, se Doktori dështoi në misionin e tij të përsëritjes së vitit 2005, kur bashkoi edhe mocionistët, edhe selamistët, edhe të gjithë izmat e tjera të të djathtës, për të krijuar një front të përbashkët që i dhë shtysën jashtë pushtetit Fatos Nanos.

Berisha i sotëm, krejt ndryshe nga ai i 17 viteve më parë, kontestohet nga 71 përqind e shqiptarëve. Një shifër negative e cila ka brenda pa më të voglin dyshim, edhe atë që ndodhi një vit më parë, kur Doktori drejtonte personaliosht azapët që mësynin muret e zyrave të PD. Një vit pas marrjes së partisë dhe heqjes së dyerve prej llamarine të cilat nuk e mbrojtën dot karrierën e ish-delfinit të Berishës, Lulzim Bashës, nga fryma dhe pritshmëritë e ditëve të para të Foltores ka mbetur shumë pak. Protestat e vjeshtës, të cilat do të rrëzonin Edi Ramën, as u panë, as u dëgjuan kund. Opozitarizmi televiziv i Berishës dhe Metës, me fjalorin e egër dhe kërcënimet në seri, u mpak e u tkurr në protesta të vogla si ajo e 6 dhjetorit, kur e gjithë opozita mundi të mbushë vetëm sipërfaqen e urës së madhe të Lanës.

Përçarja e 8 janarit vazhdon të mbetet aty, edhe pse zyrat në PD nuk kanë më dyer të blinduara dhe megjithëse Berisha është bërë de facto pronari i tyre i pakontestueshëm. Opozita është bërë më e ashpër, por edhe më e vogël. Sepse kalorësit e 8 janarit sollën vërtet me vete frymën e dekadës së sherrit, viteve ’90, por harruan se çdo gjë në këtë botë ka një fillim dhe një fund. Ashtu si karriera e krerëve të kësaj kryqëzate politike që kërkojnë ta mbajnë me dhunë Shqipërinë në kthetrat e tranzicionit. PD e tetë janarit vijon të endet në fatalitetin e asaj dite, pa ja dalë dot të grisë faqen në kalendar. Nëntë janari nuk ka ardhur ende për demokratët dhe nuk dihet si do të jetë kur të vijë vërtet.

 

Next Post
Detajet/ Policia, kontroll në vilën e Ervis Martinajt në Surrel: Ja çfarë u gjet brenda në banesë

Emri i dytë i Ervis Martinajt/ Në vilën që kontrolloi SPAK në Surrel, policia gjeti një pasaportë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Kjo puna e TETËS, tek duart e çdo njeriu normal, ngado që të fillosh numërimin, ndaç nga e majta, ndaç nga e djathta, përseri del i njejti rezultat, GISHTI I MESIT, i dores përkatëse.
    Pra, Sali Berisha, GISHTIN E TETË, ta mbajë mirë, ti rrojë, ta trashegojë, ta lëpijë, ta ferkojë, dhe ku te dojë, ta çojë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In