• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD u kthye në fasadë të masakrës elektorale”, Nishani: Ajo që ndodhi në Kryesi, fillimi i fundit të Bashës

by A R
17/05/2021 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Nishani ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, zhvilluar ditën e djeshme në selinë blu.

Në një postin në rrjetin social “Facebook” Nishani thotë qëllimi i vërtetë i Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe jo rritja e Partisë Demokratike apo ndryshimi i Shqipërisë.

“Tashmë misioni i vërtetë i L. Bashës po kuptohet e qartësohet çdo ditë e më mirë. Nuk ka asnjë merak për të respektuar sakrificat e demokratëve, asnjë dëshirë për fitoren e PD, asnjë synim për të ndihmuar e shpëtuar Shqipërinë. Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë,

Një kryetar që përcakton për konkurruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë ! Qëllimi është Vula dhe Karrigia e vulëmbajtësit e jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë e jo e jo sakrifica e puna për të ndryshuar Shqipërinë ! Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike ! Nga dje ka nisur një përgjegjësi dhe detyrë historike për Demokratët anekënd Shqipërisë”, shkruan Nishani.

Më tej ai shprehet se pas dështimit të për të ngritur PD-së si parti e parë fituese në 25 prill, tashmë nisën çmontimin e çdo vlerë dhe mundësi transformimi të kësaj force politike.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq demokratë !

Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por pa e tepruar edhe për Shqipërinë !

Për Partinë Demokratike, pasi ishte rasti të shprehej vullneti, skicohej platforma dhe krijohej hapësira pë të nisur një proçes të vërtetë reformimi, ringritje, bashkimi, forcimi me synim kryesor kthimin e besimit të shumicës së shqiptarëve tek Partia Demokratike.

Për Shqipërinë, sepse është domosdoshmëri ekzistenca e alternativës qeverisëse ndaj një qeverie e cila pas 8 (tetë) vitesh dështimesh, korrupsioni, skandalesh, shkatërrimi institucionesh do vijojë të bëhet edhe më arrogante, më e korruptuar, më e dhunëshme, më mospërfillëse, më tradhëtare !

Por për fatin e keq të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë, lidershipi aktual e posaçërisht L. Basha pasi dështuan ta ngrenë PD në parti të parë e fituese para 25 prillit tani nisën çmontimin e çdo vlere, trashëgimie pozitive, mundësie ringritje dhe transformimi qytetar të Partisë Demokratike !

Dje, L. Basha përtej retorikës tallëse e të gënjeshtërt ndaj demokratëve, konfirmoi se në shtator do të hyjë në Parlament, çka konfirmon kthimin e PD në një fasadë të masakrës elektorale.

Bashës i intereson veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve.

Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë !!!!!!!

Shërbim më të denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama, nuk mund të ketë.

Tashmë misioni i vërtetë i L. Bashës po kuptohet e qartësohet çdo ditë e më mirë.

Nuk ka asnjë merak për të respektuar sakrificat e demokratëve, asnjë dëshirë për fitoren e PD, asnjë synim për të ndihmuar e shpëtuar Shqipërinë.

Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë,

Një kryetar që përcakton për konkuruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë !

Qëllimi është Vula dhe Karrigia e vulëmbajtësit e jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë e jo e jo sakrifica e puna për të ndryshuar Shqipërinë !

Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike !

Nga dje ka nisur një përgjegjësi dhe detyrë historike për Demokratët anekënd Shqipërisë. #PerPD.

/a.r

Next Post
“Më quajnë të përdalë dhe…”/ Vajza që bën “punë djali” dhe nget një motor, shkund qytetin e vogël verilindor

"Më quajnë të përdalë dhe..."/ Vajza që bën “punë djali” dhe nget një motor, shkund qytetin e vogël verilindor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

February 17, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Pse Edi Rama po ndryshon Kodin e Procedurës për Imunitetin?

February 17, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot: Molotovët berishistë rikthejnë votuesit socialistë…

February 17, 2026
Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

February 17, 2026
Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

February 17, 2026
Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

February 17, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

February 17, 2026
Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In