• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, thirrje Prokurorisë të hetojë Ramën për 80 mijë dollarët e fotos me Obamën

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për foton me presidentin amerikan Barack Obama. Në një deklaratë për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, tha se “tre ditë më parë, Fox News, duke raportuar mbi këtë skandal, arriti në konkluzionin se pikërisht Edi Rama ka siguruar paratë për Bilal Shehun, i cili u përdor për t’i mundësuar shefit të rilindjes një foto me Obamën, foto që u përdor më pas në fushatë”.

Sipas PD, Rama ka detyrimin e përgjegjësinë publike të tregojë burimin e parave me të cilat bleu foton me Obamën.

DEKLARATA E PLOTE

Në këtë momente të rëndësishme kur flitet për drejtësi, përgjegjësi, llogaridhënie, prej 20 ditësh, Edi Rama nuk jep asnjë shpjegim, edhe pse gjendet publikisht nën akuzë se ka investuar me 80 mijë dollarë një krim federal në Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi, tre ditë më parë, Fox News, duke raportuar mbi këtë skandal, arriti në konkluzionin se pikërisht Edi Rama ka siguruar paratë për Bilal Shehun, i cili u përdor për t’i mundësuar shefit të rilindjes një foto me Obamën, foto që u përdor më pas në fushatë.

Gjigandi ndërkombëtar Fox News i shtohet mediave më të mëdhaja të globit që tregojmë me gisht shtetasin e huaj numër 2, por Edi Rama hesht nuk jep asnjë sqarim. Krimi federal që ka investuar Edi Rama me 80 mijë dollarët e tij, është një vepër e rëndë për të cilën Bilal Shehu pritet të dënohet në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë.

Ndërsa Edi Rama ka detyrimin e përgjegjësinë publike të tregojë burimin e parave me të cilat bleu foton me Obamën.

A janë para të ligjshme, apo aktivitetit kriminal?

Kush është burimi i 80 mijë dollarëve?

A janë para droge e trafiku ato që u futën në fushatën presidenciale në SHBA, nga shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI Edi Ramën.

Për të gjitha këto ka një kallezim penal në Prokurorinë e Përgjithshme dorëzuar nga Partia Demokratike.

Ne e përgëzojmë organin e akuzës për rastin e fundit të procedimit për korrupsion të anëtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea për 50 mijë euro rryshfet.

Është rasti që Prokuroria të reagojë me të njëjtën kurajo e vendosmëri edhe për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm me të cilin Edi Rama bleu foton me Obamën.

Të hetojë Prokuroria e të zbardhë rastin pa u ndikuar nga presioni i kryeministrit, por bazuar vetëm mbi ligj.

 

Next Post

Vajza e Kim Basinger pozon nudo për revistën Treat (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In