Opozita vijon akuzat ndaj kryebashkiakut të sapozgjedhur të Shkodrës. Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, me një deklarate për mediat tha se kryeministri Rama pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të Valdrin Pjetrit.
Çlirim Gjata ftoi prokurorinë të nisë hetimin pasuror për Valdrin Pjetrin, pasi siç tha ai, ky i fundit është subjekt i “Ligjit Antimafia”. Ai tha se hoteli në Tiranë në pronësi të Pjetrit duhet sekuestruar.











