• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD tërhiqet nga votimi elektronik, Pollo: Nuk ka më kohë për të bërë ndryshimet

by Java News
18/10/2016 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike tërhiqet nga votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e vitit 2017.

Deputeti i PD-së Genc Pollo duke folur në emisionin ”45 minuta” të Report TV ka pranuar se tani nuk ka më kohë për aplikimin e elektronikës për zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë mënyrë PD tregon se është tërhequr nga një prej kushteve të saj kryesore të Reformës në Drejtësi, muaj më parë që lidhej me votimin dhe numrimin elekronik.

Pollo ka folur gjithashtu dhe për idenë e uljes së numrit të deputetëve në Parlamentit e ri.

Sipas tij kjo lëvizje mbart dhe rrezikun që të rrisë mundësinë për kapjen e deputetëve.

Në lidhje me procesin e integrimit të vendit Pollo u shpreh se propozimi për hapjen e negociatave do të ishte një lajm pozitiv por deri tani ende nuk ka një vendim konkret në këtë drejtim.

Shqipëria do të përfitojë nga Komisioni Europian, hapjen e negociatave për antarësimin e Shipërisë në BE. Si e gjykoni ju këtë lajm?
E para do ishte një lajm shumë pozitiv. Do ishte një njoftim i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët. E kam lexuar edhe unë në media këtë lajm. Informacionet nga Brukseli nuk janë ende të qarta. Nuk ka akoma një komunikim zyrtar. Nuk jam i sigurt nëse do ketë një propozim zyrtar nga Komisioni. Këtë ne nuk e dimë. Sinjalet janë kontradiktore, por që theksoj se do ishte një lajm i gëzueshëm.

A do kishte shtete që do vendosnin veton? Vende si Greqia?
Nuk do fokusohesha tek marrëdhëniet me Greqinë të cilat duhet t’i mbajmë konstruktive. Por nuk shikoj edhe aq shumë nga Greqia, sesa shikoj nga përshtypja që kanë kryeqytetet e BE-së, për Shqipërinë. Ajo që na vjen në vesh shqetësimet në vesh, për kriminalitetit në rritje, për kanabisin në vendin tonë. Një hap pozitiv është bërë Reforma në Drejtësi. Ka një situatë me dritë dhe hije. Është e dëshirueshme që BE të hapë negociatat. Shenjat janë që duhet parë deri në fund se cili do jetë vendimi. Opozita ka bërë çdo gjë Shqipëria të nisë negociatat.

Do më pëlqente që opozita të shprehej që Shqipëria të hapë negociatat?
Shqipëria duhet të hapë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

Keni informacion çfarë ndodh me ligjin e KLP-së dhe KLGJ-së?
Nuk di çfarë ndodh. Nuk kam informacion.

Reforma Zgjedhore, zvoglimi i numërit të deputetëve? Si e gjykoni ju?
Çdo argument ka edhe një kundërargument. 140 deputetë është trashëguar si shifër. Një numër i vogël deputetësh rrit mundësinë e kapjes së tyre. Nëse ka më pak deputetë, egziston mundësia më e madhe për kapjen e tyre. Ka një raport edhe nga vendet e tjera mes numrit të popullsisë dhe numrit të deputetëve. Mund të shikohet dhe reduktimi i numrit të deputetëve. Një reduktim drakstik mund të sjellë edhe probleme.

Po për listat e hapuara?
Listat e hapura varet nga formula konkrete. Një formulë që do të përbente risi, do ishte mirë. Jam pro një formule të pranueshme. Është një debat që është hapur në media, është interesant por nuk zhduk problemin e manipulimin e zgjedhjeve.

Votimi dhe numërimi elektronik, pse u tërhoq PD?
Futja e elekronikës në procesin zgjedhor do zhdukte shumë nga hapsirat që mund të manipuloheshin. PD mund të kërkojë shumë gjëra, por ndoshta nuk miratohen nga PS. Teknikët thonë se është e vështirë të realizohet në këtë kohë që ka mbetur. Unë po tregoj si e shoh këtë proces.

Me Ramën nuk do ketë zgjedhje shpreheni ju? Kemi të bëjmë thjesht me një retorikë të PD apo keni synim të largonin kryeministrin para zgjedhjeve? 
Kësthu siç është degraduar policia me kanabis, zgjedhjet e ndershme dhe korrekte kanë bërë një hap mbrapa.

Dje Blushi ka zbuluar një pakt të fshehtë mesh jush dhe LSI për një mocion kundër qeverisë Rama në muajin korrik. A ka pasur një tentativë PD për të çuar në mocion qeverinë në parlament?
Unë nuk kam dieni për gjërat që thotë Ben Blushi. Mocioni është një mënyrë në fakt, nëse janë numrat dhe vullneti politik. PD në një situatë të jashtëzakonshme i bën thirrje opozionin publik që të gjykojë vetë se problemi më i madh është kjo qeveri.

A do i rikthhet PD protestave?
Nuk do ishte keq që populli të shprehej sërish. Vendi po shkon drejt rrënimit dhe nuk do ishte keq një tubim i popullit. Gjithandej ka njerëz që shprehen kundër kësaj qeverie, pavarësisht frikës që ata ushtrojnë më kërcënime nga më të ndryshmet.

Tonet e larta të Berishës ndaj ambasadës amerikane? A janë rregulluar marrëdhëniet mes PD dhe ambasadës SHBA?
Unë di që normaliteti vazhdon me të gjithë faktorët ndërkombëtar. Unë mendoj se Berisha ka thënë opionionin e vet me guxim, por që marrëdhëniet tona sidomos me ambasadërn amerikane janë në normalitet.

Ju abstenuat në votim për ligjin e mbetjeve?
Unë mendoj se duhet t’i nënshtrohet debateve më të hollësishme. Unë jam për një riciklim të arsyeshëm të mbetjeve në Shqipëri. Shqipëria nuk ka kapacitetet për momentin për të importuar mbetjet. Prandaj PD u shpreh në një linjë me shqetësimin e popullit që duhet mbështetur. Një mazhorancë që fiton zgjedhjet me kalë beteje ligjin e mbetjeve, kjo është një parti politike që nuk ka më arsye për të qëndruar në pushtet. Mund të kërkojë edhe falje se ishte gabim në vitin 2012. Unë votoj apstenim sepse nuk doja që fokusi të levizte nga problemi kryesor. Nuk është çështje e votimit kundër. Këtu është bërë modë që për çdo dështim të qeverisë t’i vihet faji opozitës. Kryesorja për mua është si ka mundësi që një qeveri pa kërkuar falje kthen kalin e betejës. Kjo qeveri ose duhet të kërkonte falje ose duhet të dorëhiqej. Problemi kryesor e shoh tek pirueta e qeverisë.

Basha ka kërkuar ndjesë, ju si e shikoni ndjesën e liderit të opozitës?
Pa dyshim që janë bërë gabime në qeverinë tonë. I pari që mori përgjegjësinë ishte Berisha, ku u dorëhoq pas humbjeve të zgjedhjeve. Basha në Kongresin e Parë të PD-së e ka bëtë këtë gjë, kërkoi ndjesë për gabimet. Kjo ka qenë në fund të 2013-ës. E ka thënë dhe ka bërë mirë.

Meqë flasim për shitblersjen e votës, një arsye që i çon njerëzit të shesin votën është varfëria e madhe? Nuk e zhdukët ju dhe nuk po e zhduk as kjo qeveri?
Varfëria nuk zhduket ndonjëherë, ajo ulet ose ngrihet. Varfëria është e matshme me shifra. Varfëria ka qenë në zbritje për shumë arsye. Sot për shkak të qeverisë, varfëria është rritur.

Aleati juaj Dashamir Shehu, ka deklaruar se Basha duhet të ndërojë strategjinë e vitit 2017-ë pa Berishën? Ju si e gjykoni?
Basha me ekipin e tij do e hartojë strategjinë e tij. Berisha qëndron sërish dinamik në fjalën e tij. Strategjia që do të ndërtojë Basha, sigurisht që do të këtë Bashën në qendër. Fushatën tjetër kryesor do të jetë Basha.

Si do konsideronit propozimin e ministrit Manjani për futjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?
Unë nuk e di nëse futja e ushtrisë do jepte efekt apo jo. Por kjo është një shpullë për dyshen Rama dhe Tahiri. Ka të bëjë me demaskimin e dy gënjeshtarëve. Nëse është futur prokuroria ka pasur arsyet e veta. Nëse ushtria sjell një element shtesë, do ishte e mirëpritur. Por unë e shoh si denoncim brenda qeverisë kundër dyshes Rama-Tahiri.

Next Post
Merrte 70 mijë euro për viza kanadeze, arrestohet mashtruesi

Merrte 70 mijë euro për viza kanadeze, arrestohet mashtruesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In