• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Tahiri gënjeu për shitjen e makinës, ja provat nga sistemi TIMS

by
21/09/2015 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si i përfshirë në trafik droge. Nga selia blu në një dalje për mediat, Enkelejd Alibeaj u shpreh se me automjetin e makinës së Tahirit kryehet trafik droge dhe këtë e vërteton më së miri sistemi TIMS.

Ai tha se pavarësisht deklaratës publike të Tahirit se e ka shitur automjetin e tij tip Audi me targë “AA003GB”, në sistemin TIMS rezulton se vetë Tahiri e ka drejtuar atë kohët e fundit.

“Me 30 gusht të vitit 2014, një vit pasi ai deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS, e keni edhe në ekran. Më herët, me 16 gusht po të vitit 2014, Saimir Tahiri dhe e famshmja AA003GB, shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës. Dhe me 29 gusht të vitit 2014, sërish në Kapshticë, Saimir Tahiri me audin e tij AA003GB. Ja pra këto janë faktet. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën. Ajo është prona e tij, dhe me të zhvillohet linja e trafikut të drogës, AA003GB. Kur makinën e tij private nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë,  e përdor Ministri i Brendshëm. Ky mashtrim publik vërteton edhe një herë implikimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, madje komandimin e kësaj linje, pasi përdorimi i makinës së ministrit, është licencë, është imunitet, është garanci e paprekshmëri për bandën.” tha Alibeaj

Sipas tij, qoftë edhe fakti i pavërtetë i deklaruar publikisht nga Tahiri se automjetin e ka shitur por nuk e ka deklaruar do të thotë se ministri ka kryer informalitet për të cilin Prokuroria duhet të nisë hetimet.

“Edhe deklarata e tij se e ka shitur por nuk e ka deklaruar, që nuk është e vërtetë, është shkelje e ligjit. Si rregull qoftë edhe pas këtij deklarimi publik, Prokuroria duhet të kishte thirrur për marrjen në pyetje Tahirin. Në këtë rast ishte vetë Ministri që e deklaroi. Ja ku jemi, Ministri i Brendshëm i zhytur në krim.” përfundoi ai

Next Post

E-maili i Ramës për ministrat, debate në Komisionin e Jashtëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In