PD: Tahiri duhet të jetë në burg për dëshmi të rreme
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryemistrin Edi Rama se ka marrë nën mbrojtje ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Deputeti demokrat Genti Strazimiri deklaroi sot se Tahiri duhej të të ishte në burg për dëshmi të rreme. “Zotëria AA 003 GB, po të ishte deputet anti-Rama sot do të ishtë në burg për dëshmi të rreme. AA 003 GB thotë që ka shitur një makinë luksi në të zezë, si berberët që guxojnë të rruajnë dhe të qethin pa kasë, por zotërisë nuk i hyn gjemb në këmbë”, deklaroi Strazimiri.
“Ministri AA003GB, me vendim Gjykate i ka sot borxh shtetit dhe individeve të përbaltur padrejtësisht prej tij një shume jo të vogel parash; teknikisht si borxhi që i kushtoi jetën Arif Dodes (që ishte Iinvalid, i papune e në dëshpërim), Qamil Zelës (që ishte një tregtar pakice që përpiqej të jetonte me djersë), si Llazi Nasi (pensionisti nga Novosela) e sa e sa të tjerë viktima të “luftes kundër informalitetit” që sot nuk jetojne më…”, tha Strazimiri.
Sipas PD-së, armiqtë e kësaj qeverie janë të pamundurit.
“Kjo qeveri ka armik ka berberin dhe shitësin ambulant. Zotëria AA 003 GB nuk është njëri prej tyre, ai është thjesht një ministër. Qeveria armik ka shpallur invalidin e papunë, tregtarin që punon me djersë, por jo ministrin që ka shkelur Kodin Penal në mënyrë të përsëritur, siç e pranon edhe vetë”, deklaroi Strazimiri.









