• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sulmon Ramën: Bëri krim, shpalli ‘Qytetar Nderi’ atentatorin e Hajdarit

by Java News
18/06/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli qytetar nderi Gafurr Mazrekun ka ardhur dhe reagim i i parë zyrtar nga Partia Demokratike.

“Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edi Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari”, e quan PD këtë dekorim.

Deputeti Gent Strazimiri deklaratë në selinë e Partisë Demokratike ka deklaruar se vendimi i këshilltarëve, u bë edhe pas thirrjes që bëri opozita tre ditë më parë.

Më tej Strazimiri tha se ky është një vendim i Ramës dhe jo i këshilltarëve të PS-së nga Has.

Deklarata

Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edvin Kristaq Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari. 

Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij. 

Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati!

Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, që bashkë më studentët dhe qytetarët e Tiranës, rrëzuan regjimin e etërve të këtyre që drejtojnë sot vendin.

Vendimi për të nderuar vrasësin e Azem Hajdarit është gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve, që sundoi për 46 vjet mbi gjakun e këtij populli;

Është vendim i Edvin Kristaq Ramës, i Ditmir Sulejman Bushatit, i Ilir Hamit Beqjes, i Ministrit të Brendshëm të Ramiz Alisë, Gramoz Ruçi, i hetuesit torturues të komunizmit kundër Lëvizjes Studentore Fatmir Xhafaj, e i sa e sa të tjerëve, oficerë Sigurimi e persekutorë e vrasës, të genit më të mirë të këtij kombi.

a.ç

Next Post
A do të bjerë qeveria Rama?

'Peshku i Madh' Fatmir Hoxha dhe Gjykata Kushtetuese e boshatisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In