• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sulmon nismën “AntiKÇK”: S’ka nevojë për ligje të reja, vetëm ne mund ta luftojmë krimin

by A R
01/02/2020 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e quan antikushtetuese paketën ‘anti-KÇK’  pasi sipas saj dublon kompetencat e SPAK dhe të BKS-së. Në një njoftim zyrtar për mediat, PD thotë se ligji antimafia është efikas në goditjen ndaj krimit të orgnaizuar, nëse ky ligj do të zbatohet – thotë PD-ja.

“Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i  krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë”, thuhet në njofitmin e PD-së.

Reagimi zyrtar i PD-së

Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së.

Nëse do të zbatohej, ligji antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikasë për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësojë SPAK-un me Ardi Veliun.

Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor,  ku do të goditet banda që nuk bashkëpunon për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar. Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike. 

Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i  krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, që po zbras çdo ditë Shqipërinë.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In