Partia Demokratike sërish ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale PD thekson se “Partia e re e non gratave vazhdon serialin e mashtrimeve”, duke shtuar se Berisha mbron Vangjush Dakon.
PD shton se aleanca e “non gratave”nuk do të mbajnë peng Shqipërinë.
“Ditë e re, mashtrim i ri.
Non grata vazhdoi avazin, sulmo e mashtro demokratët dhe mbron Vangjush Dakon.
Aleanca e non gratave synon të dëmtojë PD për hallin e tyre. Demokratët e dinë se çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit”, ndihmon pazarin e radhës Meta-Rama.
Aleanca e non gratave të shpallura e të pashpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.
Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD./m.j