• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sulmon ambasadorët e BE-së në Tiranë: Janë skandalozë dhe të diskretituar!

by Java News
18/05/2018 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD ka sulmuar ashpër pak minuta më parë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë duke i etiketuar një pjesë të tyre si të “diskretituar”. Sulmi i egër dhe pa ndonjë etikë politike është inicuar nga zyrtari i lartë i PD, Edi Paloka. PD sulmon ambasadorët e BE-së në Tiranë, në lidhje me ministrin Xhafaj, duke vlerësuar se një pjesë e tyre ka pasur reagime skandaloze, madje ambasadorja gjermane u shfaq në krah të Xhafajt. “Nuk ka pasur një reagim të qartë nga ambasadat e huaja, nga ndërkombëtarët, madje Ministri i Brendshëm u shfaq sot në krah të ambasadores gjermane. Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre”, deklaron PD nëpërmjet Palokës.

Pjesë nga deklaratat

Protesta iniciohet nga skandali i fundit, dhe kërkesa kryesore është largimi i Fatmir Xhafajt. Por ne dhe të gjithë shqiptarët e dimë se Xhafaj është ministër i Brendshëm, sepse Edi Rama është Kryeministër. Sot ne bëmë një takim të gjatë me të gjithë forntin opozitar, diskutuam gjerësisht për mënyrën dhe kronologjinë e këtij skandali të fundit dhe arritëm në konkluzionin se duhet një protestë e fuqishme në Tiranë, e cila do të zhvillohet pranë Kryeministrisë.

Saimir Tahirin apo Fatmir Xhafajn nuk i vuri PD si ministra, as i tha Tahirit apo Xhafajt merru me Habilajt apo mbro vëllain trafikant droge. Këto i mori Rama, i vuri ministra. Të gjitha të zezat që bën ky Kryeministër dhe kjo qeveri opozita nuk mund të rrijë pa i denoncuar. Nëse Europa i vë kushte të reja Ramës, nuk do të thotë se ka ndryshuar Europa. Janë të njëjtët që na liberalizuan vizat, që na dhanë statusin e vendit kandidat, atëherë pse vendosin kushte të reja? Sepse kështu çdo ditë plas nga një skandal.

Që pas publikimit të përgjimit, përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafik droge, nuk ka pasur një reagim të qartë nga ambasadat e huaja, nga ndërkombëtarët, madje Ministri i Brendshëm u shfaq sot në krah të ambasadores gjermane. Përse kjo heshtje e ndërkombëtarëve?

Unë nuk do doja t’i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucione direkte për shumë arsye. Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre. Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre. Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Tmerr në Texas, sulm me armë në një shkollë, 8 të vdekur

VIDEO/ Tmerr në Texas, sulm me armë në një shkollë, 8 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In