• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD skenar për të paralizuar Kuvendin, Basha ultimatum Ramës për vendimin ndaj Xhafajt

by Java News
15/05/2018 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratet te kryesuar nga Basha e Berisha mendojne se duhet shfrytezuar deri ne fund perplasja me ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj per vidiopergjimin e vellait te tij. Madje Basha leshon dhe nje ultimatum ndaj Rames.

Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë strategjinë e saj opozitare, menjëherë pas publikimit të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thirri Grupin Parlamentar, menjëherë pasi deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi, publikuan përgjimin ambiental të Agron Xhafës.

Duke nisur nga kjo e martë, demokratët do të ndërpresin marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin, duke marrë pjesë rregullisht në komisionet parlamentare në Kuvend.

Kryetari i PD-Së, Lulzim Basha, në mbledhjen me dyer të mbyllura, ka kërkuar nga deputetët e PD-së të rikthehen në Kuvend dhe të mos lejojnë vijimin normal të komisioneve parlamentare.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura nga grupi i PD-së pohojnë se qëllimi i vetëm i demokratëve në komisionet parlamentare do të jetë denoncimi i skandalit të Fatmir Xhafës në mbrojtje të vëllait të tij trafikant të lëndëve narkotike dhe kërkesa për largimin e menjëhershëm të tij.

Skenarin e tyre për të mos lejuar vijimin normal të komisioneve parlamentare, demokratët do ta nisin nga dita e sotme. Sipas burimeve, demokratët do të kërkojnë vazhdimisht fjalën për procedurë në komisione, duke mos lejuar vijimin normal të diskutimeve, pa pasur një reagim nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD-së, sqarojnë se Basha ka folur për 48 orë afat për qeverinë për të mbajtur një qëndrim lidhur me skandalin e publikuar nga PD për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas të njëjtave burimeve, kreu i PD ka theksuar se opozita do të presë një vendimmarrje nga maxhoranca deri ditën e enjte dhe më pas do të kalojë në hapa të tjerë më të mëdhenj.

 

a.ç

Next Post
PD bllokon komisionet: Nuk do ketë seancë normale pa u dorëhequr Xhafaj!

PD bllokon komisionet: Nuk do ketë seancë normale pa u dorëhequr Xhafaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In