• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD si një famile e përçarë nga testamenti i ‘Babës’

by Mero Baze
14/05/2022 23:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Problemi më i madh që ka kriza e sotme e Partisë Demokratike është se po përpiqet ta shesë si krizë të demokracisë brenda saj, përçarjen e saj të madhe. Në fakt është e kundërta.

Partia Demokratike nuk ka ardhur ende tek momenti i krizës së demokracisë brenda saj, pasi ai do të ishte një debat real. Partia Demokratike i ngjan sot një familje që është shkatërruar prej testamentit të shkruar para kohe prej “Babës” së  shtëpisë. Duke qenë se testamenti u hap në vitin 2013, kriza shpërtheu dhe shumica e zemërimit kishte të bënte me testamentin e “Babës”.

Një vit më parë, kur “Baba” u ndëshkua dhe e pa që pasurinë po ja merrnin të tjerët u rikthye dhe tani është bërë aleat me të pakënaqurit nga testamenti i parë me shpresë se do jenë përfitues nga testamenti i dytë pas vdekjes, dhe janë angazhuar në lëvizjen “Duam Babën”.

Kaq e thjeshtë është.

Nëse shikon takimet qesharake të Sali Berishës nëpër rrethe që bën sikur ka ndonjë garë apo ndonjë rival për të mundur, e kupton se PD ende nuk ka hyrë në betejë për të prodhuar krizë prej mungesës së demokracisë në parti. Do fuqi të madhe ajo krizë për tu provokuar. Demokracia nuk është një pemë që mbin në çdo oborr. Ajo do të jetë fazë finale e krizës së PD, ose kapaku i arkivolit të saj.

Ajo që po ndodh në PD, është se Saliu po shkëput një copë dhe po riprodhon PD e tij të vjetër, pa rregulla, pa vota, pa kundërshtarë, pa zëra kritikë, dhe pa sistem vlerash. Me një tufë të dalldisur njerëzish që kanë tërë jetën pas tij dhe rrojnë vetëm për këtë shkak, ai përsërit për tridhjetë e dy vjet veten e tij, duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë.

Nëse kjo do të ishte krizë e demokracisë së PD, sot beteja kundër Berishës, do ishte betejë votash dhe konkurrimi. Por Berisha e ka zhvendosur PD nga ai truall dhe nuk e lë të jetojë aty. Ai ka marrë një copë të PD me vete dhe argëtohet me të, si të jetë një ari cirku i lidhur me tel tek hunda.
Duke qenë krizë mes fëmijësh të pakënaqur nga një testament i shkruar para kohe, kriza brenda PD është ende në fazën e saj primitive. Aq primitive është sa “Baba” konkurron pa rivalë dhe debati i vetëm dhe kritikët e vetëm ndaj tij nëpër takime, janë ata që i thonë, “po si doje t’ia lije partinë “Atij” mo Doktor dhe jo neve” dhe ky që u betohet që herën tjetër do tua lërë këtyre.

Kjo është e gjitha ajo që po ndodh. Edhe një kundërshtar modest që ka dalë, pa pretendime për të fituar, nuk i shkon asnjë gazetar as në konferencën e prezantimit si kandidat, për të na treguar të gjithëve se nuk është pjesë e testamentit.

Ndaj mos prisni që kjo shakaja e Berishës që bën takime, sikur është kandidat dhe pastaj sikur mbledh forume, sikur është kryetar, të zgjidhë problemin e opozitës. Kjo qetëson vetëm ata pjesëtarë të familjes që ishin të pakënaqur nga testamenti i parë. Si më budallenj që janë, këta pranojnë të gënjehen disa herë, mjafton që dikush t’i përfillë për t’i gënjyer.

Për ironi të fatit, ringritja e PD do të fillojë atëherë kur debati brenda saj, të bazohet realisht mbi rregullat e lojës dhe jo mbi hilet e testamentit të “Babës”. Deri atëherë gjithë zemërimi dhe adhurimi do sillet rreth Babës, si varrmihës i PD dhe testamentit të tij.

Next Post
VOA/ Pasiguria për vendin e punës arsyeja kryesore që po nxit emigracionin

VOA/ Pasiguria për vendin e punës arsyeja kryesore që po nxit emigracionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In