• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Shullazi i lidhur me Ramën, dokumentat që nxorri dogana vërtetojnë mashtrimin

by A R
01/02/2016 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Patia Demokratike përmes Enkelejd Alibeajt ka hedhur sërish akuza ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Nrendshëm Tahiri, në lidhjen, sipas PD-së, të këtyre dy të fundit me banditin Emiliano Shullazi.

Sipas Alibeajt, denoncimi i djeshëm i PD se makina e Shullazit nuk është kontrolluar nga dogana në Durrës mbetet i vlefshëm edhe pas reagimit të drejtorisë së doganave, e cila po dje hodhi poshtë akuzat. Sipas PD-së reagimi dhe dokumentat e nxjerra për të vërtetuar pretendimet e doganave, në fakt vërtetojnë pretendimet e PD-së, se Shullazi ka kaluar në doganën e Durrësit dhe se nuk ka asnjë proceverbal kontrolli ndaj automjetit të tij.

“Pas denoncimit që bëmë dje për FUTJEN në doganën e Durrësit të Emiliano Shullazit me një makinë të blinduar, e cila as nuk u ndal dhe as nuk u kontrollua, Edi Rama vuri në shërbim të tij, gjithë shtetin dhe nxori një dokument, që në fakt vërteton akuzën tonë.

Vërteton kapjen e Doganave me Qebinin e dyshes Tahiri-Shullazi.

Dokumenti që nxori Edi Rama, ky dokument që shihni në ekran, tregon DALJEN e Shullazit nga dogana e Durrësit me një automjet Audi Q7 me targa AA 655 ME. E thotë vetë dokumenti: Dalja me 25 janar, ora 21.20.

Por dokumenti nuk tregon momentin e hyrjes, pikërisht atë moment që denoncuam dje.

Sepse Shullazi është kthyer 3 ditë më pas me makinë tjetër. Me makinë të blinduar. Dhe as nuk është ndalur e as nuk është kontrolluar.

Ku është dokumenti, dhe procesverbali i kontrollit gjatë futjes me 28 janar të Emiliano Shullazit me një makinë tjetër, të blinduar, në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës?

Me qëllim Rama mundohet të mashtrojë. Tregon një dokument tjetër për tjetër, për të mbuluar skandalin. Nuk sqaron dhe as hesht. Jo, jo. Mashtron! Mashtron për llogari të Emiliano Shullazit.

Pikërisht këtë denoncoi dje Partia Demokratike.

Me mashtrimin e tij, Edi Rama konfirmon publikisht dhe zyrtarisht lidhjen me Emiliano Shullazin dhe vërteton se ka vënë shtetin në shërbim të tij.”- thekson Alibeaj.

Next Post

Blushi: Mandati i kryetarit të PS është grabitur nga Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In