• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Shqipëria e mbytur në kanabis Europa në alarm, Rama e mohon

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në vendin e kanabisit ndonëse ai nuk e pranon një gjë të tillë, duke thënë se, në Shqipëri nuk ka drogë. Ka qenë kreu u departamentit të Rendit e Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj i cili ka risjellë në kujtesë rastin e Klement Balilit dhe raportimet e mediave ndërkombëtare për fenomenin në fjalë. Nga ana tjetër, ai ka atakuar edhe drejtorin e policisë së shtetit Çako i cili gënjen duke thënë se monitorimet nga ajri tregojnë se në Shiqpri nuk ka parcela me drogë.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj
Gazeta më e rëndësishme greke, Kathimerini shkruan se Klement Balili, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, feston çdo natë lirshëm në Sarandë, edhe pse është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Mediat italiane cdo ditë raportojnë ngarkesa droge që mbërrijnë nga Shqipëria me skaf apo në rrugë të tjera.
Vetëm sasia e kapur në muajt gusht-shtator në Itali, e raportuar nga mediat, është 12 ton drogë.
Drogë e rritur, e kultivuar, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria drejt Italisë.
The Economist, revista lider në botë shkruan se situata e drogës në Shqipëri është përkeqësuar.
Pista e avionëve të drogës 1.8 kilometra është ndërtuar në mes të vendit, Lumi Zezë ka habitur dje banorët e Fushë Krujës se është mbushur me kanabis që vjen nga kodrat.
Me gjithë këto fakte, me gjithë këto ngjarje të përditshme, Edi Rama dhe Tahiri i tij thonë se në Shqipëri nuk ka drogë, dhe se degën e fundit e sekuestruan ata në një studio televizive.
Dhe shfaqet edhe më i paturpshëm drejtori i Policisë, Cako, i cili deklaron se monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka kanabis në vend. Duke u tallur me shqiptarët dhe me partnerët italianë, me Guardia di Finanza, e cila është çdo ditë në aksion duke kapur drogë shqiptare që mbërrin në brigjet e shtetit fqinj.
Pra pasi mbuloi Shqipërinë me kanabis, Edi Rama ka zgjedhur ta mohojë atë.
Po shqiptarët e dinë, e shohin çdo ditë, dhe po e vuajnë këtë rrënim të vendit nga droga, nga droga që mbyt ekonominë e ndershme, shfrytëzon tokat dhe burimet, që sjell vrasje e hasmëri, që kap pushtetin, drejtësinë, që shkatërron votën e lirë.
Dhe shqiptarët po reflektojnë e do të bashkohen për ta ndalur këtë të keqe.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Next Post
(FOTO) NASA të hënën njoftim me rëndësi për Hënën e Jupiterit

(FOTO) NASA të hënën njoftim me rëndësi për Hënën e Jupiterit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In