• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PD shpejt e shpejt në familjen e Haxhi Likës për përfitime politike

by Java News
15/09/2018 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike akuzon qeverinë se është sjellë si bandë me familjen e të plagosurit në Remas të Lushnjës, e cila sipas saj nuk ka asnjë lidhje me kriminelët e kërkuar. Deputetët demokratë Ervin Salianji dhe Myslym Murrizi kanë qenë në familjen e Haxhi Likës ku i shprehën keqardhjen për ngjarjen dhe deklaruan se policia në vend që të luftojë bandat, godet qytetarët, duke u përdorur për shoë nga qeveria e lidhur me krimin.

Zyrtarisht PD thotë se Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi vizituan familjen e 77-vjeçarit Haxhi Lika, i plagosur në shtëpinë e tij nga policia në fshatin Rremas të Lushnjës.

Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, deklaron më tej PD, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.

“Terror or burrë, terror. U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë, kush jeni? Çfarë doni nga ne u thashë”- u shpreh njëri prej familjarëve që tregonte dhunën e policisë, ndërsa e ema e moshuar qante.

Gjyshja e familjes, me bashkëshortin e plagosur dhe fëmijët e dhunuar ishte akoma e tronditur dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje me të kërkuarit nga policia.

“Myslym Murrizi: Me këta dy persona që me demek janë në kërkim keni lidhje miqësore? I njihni?

Nipi i të plagosurit: Jo, jo fare. Nuk e dimë fare. Nuk kemi lidhje farefisnore fare. As nuk i njoh, as nuk më njohin, çfarë të të them unë.”

PD deklaron se dëshmitë e familjarëve nxorën në pah mashtrimin e policisë se i plagosuri ka dalë në dritare i armatosur, një pretendim i pavërtetë përsa kohë ai e ka plumbin në kokë dhe jo në bark, siç duket nga lartësia e vrimave në mur.

Nipi i të plagosurit: Xhaxhai ka qenë shtrirë. Sa është ulur, e ka kapur në kokë.

Myslym Murrizi: Në atë distancë që është, 1 metër, ka qenë në krevat, se po të ishte në këmbë, do ta kapte në bark plumbi jo në kokë.

Deputeti Ervin Salianji kërkoi ndjekjen penale të kujtdo që ka shkrpeur armën ndaj një qytetari të pafajshëm dhe ka ushtruar ndaj një familjeje të zakonshme, pa lidhje me krimin.

“Kanë blinda ata në Vlorë. Përse nuk venë në Shkodër, përse nuik venë në Lushnje në qytet, me bandat e Aldo Bares. Përse nuk përballen këta në mënyrë të drejtpërdrejt me “Hakmarrjen për Drejtësi”, përse nuk përballen këta me vëllain e kryeministrit, po me bandat e vëllait të Ministrit të Brendshëm përse nuk përballen këta? Ata vijnë tek ju që jeni punëtorë, që punoni, që jeni të pamundur, sepse janë të pafuqishëm, janë të tredhur për t’u përballur me bandat ata”, u shpreh Salianji

Salianji tha se situata dramatike e sigurisë së qytetarëve sot mund dhe duhet të ndryshojë vetëm duke çliruar qeverinë nga krimi.

“Ne po themi dhe ju po thoni, kemi thënë që Zoti na ruaj. Tani duhet të bëhemi zotër të vetes sonë. Me këtë qeverisje nuk ecet më. Këta janë banditë. Këta janë fiks ajo shprehja, që vijnë të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”- tha Ervin Salianji.

ma.me

Next Post
Parlamenti në seancë/ Priten debate për ekstradimin e Seitit dhe votën në OKB

"Dikur 140 deputetë deklaronin180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze në pronësi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In