Partia Demokratike ka hapur garën për kryetar, ku pritet të garojnë së paku Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.
Edhe pse zgjedhjet pritet të mbaheshin në korrik, ato janë përafruar për datën 13 qershor.
Ndërkohë në 16-22 maj do të hapen procedurat për regjistrimin e kandidatëve. Lajmi është bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Më herët, anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli ka kërkuar dorëheqjen e parevukeshme të Lulzim Bashës. Ky i fundit, që pas humbjes në 25 Prill është justifikuar se regjimi Rama-Doshi-Rakipi i kanë vjedhur votat.
/a.r











