• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sh.p.k

by Artur Ajazi
19/02/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, është sot një “sh.p.k.parti”. Nuk ngjet dhe nuk ka asgjë të përbashkët me një parti, një grupim njerëzish me synime dhe alternativa të përbashkëta. Ata janë të gjithë vartës dhe ushtarë të superbindur të Berishës.

Ai është pronari, feudali, kryetari, bajraktari, shefi, doktori, administratori,oratori,   dhe lejedhënësi për Mulin, Gazin, Vokshin, dhe çdo tjetër që pranon të ulë kokën. Nuk funksionon partia politike me forma të tilla, me metoda të tilla guvash dhe malesh. Një parti, krijohet nga vullneti i përbashkët i një grupimi njerëzish të shkolluar, të motivuar, dhe me ide të qarta novative, për të konsumuar politikë, për të përçuar tek shumica e popullit, programet e tyre qeverisëse.

Ka 34 vjet që Partia Demokratike, e cila u krijua nga studentët e Dhjetorit’90, me ide të qarta dhe ideale demokratike, është kthyer në bunker, kullë, dhe drejtohet nga dora e fortë e një kryetari të përjetshëm, që ka shtypur lirinë dhe demokracinë e brendshme. Ka mbetur po ai njeri që ka qenë, po ai kryetar partie që ka qenë, që si dikur dhe sot, nuk lë njeri ta kundërshtojë, dhe ti zërë vendin. Dikur në fillimet e veta, kur u bë edhe president, Berisha nuk mungonte as ti fyente mes mbledhjes së kryesisë zërat kundër, apo dhe ti dhunonte. Vitet kaluan, dhe tek lideri historik, nuk ndryshoi asgjë.

As autoriteti, as presioni ndaj kujdo që tenton ti kundërvihet, dhe as mënyra se si drejton dhe hakmerret ndaj vartësve të pabindur. Sot ajo parti është kthyer në “sh.p.k. parti”, një biznes i kryetarit dhe 2-3 sejmenëve  të tij besnikë. Këta të fundit, bëjnë listat, caktojnë emrat e kryesisë, këshillit kombetar, bëjnë gati listat e deputeteve të rinj, madje edhe emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinj, në rast se “Edi Rama bie nga pushteti”. Partia “sh.p.k”, punon dhe funksionon non-stop në dobi të kryetarit Berisha.

Më besnikët e tij, merren me delegimin e urdhërave të Berishës tek krerët e rretheve, tek deputetët aktualë, tek organizatorët e protestave në terren, deri tek pagatorët e fushatës. Por si mund të ecë, dhe funksionojë kështu një parti politike. Pa lirinë dhe demokracinë e fjalës dhe veprimit, pa transparencën e vendimeve dhe kundërshtimeve, pa iniciativa  dhe votën e shumicës së anëtarësisë. Gjithçka funskionon mbi abuzimin dhe mashtrimin e opinionin publik.

Asgjë nga Statuti i saj, nuk zbatohet në jetën e përditshme të partisë. Gjithçka mbetet në kuadrin e premtimeve dhe abuzimeve me besimin e bazës së partisë. Rezultatet e dobëta dhe humbjet e shpeshta elektorale në 12 vitet e fundit, kanë krijuar mendimin se, PD asnjëherë nuk ka qenë fituese dinjitoze e zgjedhjeve në të kaluarën. Gjithçka, ka qenë rezultat i  manipulimeve, dhe aleancave korruptive të asaj force politike, me strukturat zgjedhore.

PD ka qenë dhe sërish do të mbetet “parti sh.p.k”, edhe pse humbja e rradhës po i troket në derë, edhe pse qëndrimi i saj në opozitë  do të jetë i gjatë në kohë.

Next Post
“Tre udhëtime me charter në Turqi”/ Veliaj sqaron akuzat e SPAK:  Ishin udhëtime ekonomike, fuksi pervers e ka lënë si krim

“Tre udhëtime me charter në Turqi”/ Veliaj sqaron akuzat e SPAK: Ishin udhëtime ekonomike, fuksi pervers e ka lënë si krim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard”, Çupi: PD, e konsumuar për shkak të kotësisë!

February 10, 2026
“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

February 10, 2026
“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In