• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD-së i duhet një lidership i ri”/ Shehi tregon rrugën e rikthimit të opozitës në pushtet: Berisha dhe Basha e kanë kryer ciklin e tyre

by Java News
05/06/2023 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se është plotësisht e mundshme që opozita të kthehet në pushtet dhe të rifitojë besimin e qytetarëve. Por për të arritur këtë, opozita duhet të ndryshojë- thotë zoti Shehi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.

“Ne si opozitë duhet t’u propozojmë shqiptarëve  një Shqipëri ndryshe. Sa ia dalim, është çështje tjetër. Por duhet ndryshuar lidershipi që të krijohet besimi. Brenda PD ka djem e vajza plot, që duhen provuar. Berisha dhe Basha e kanë mbyllur ciklin që në 2021. Nëse qendrojnë aty do ta dëmtojnë akoma më shumë opozitën.”- u shpreh kreu i LZHK-së, i cili dallon nga shumë politikanë për gjuhën e drejtpërdrejtë që përdor. Dashamir Shehi ka disa teza politike, të cilat beson se ndryshojnë për mirë klimën politike në Shqipëri dhe që duhen çuar përpara nga opozita.

“Opozita ka nevojë të bashkohet rreth disa tezave politike, jo njerëzve të caktuar”- thotë Dashamir Shehi, i cili shpjegoi edhe 4 tezat politike. “Ndryshimi i ligjit elektoral ne propocional kombëtar me lista të hapura. 2. Ndryshim të ligjit për hartën e ndarjes territoriale të bashkive. 3. Garantim të votës së emigrantëve. 4Ridemmsionim i raportit mes kryeministrit dhe presidentit, pasi kryeministri nuk mund t’i ketë të gjitha.“

Kur u pyet, nëse disa nga këto teza ngjajnë me propozimet e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, lë mënjanë modestinë.

“Zoti Basha i ka marrë prej meje. Se unë kam 10 vjet që i them. Ai nuk e thotë kaq bukur sa unë. Më bëhet qejfi që tezat e mia i përqafojnë të tjerët. Edhe ligji për referendumet, për të cilin flet Basha, është në parlament. Nuk ka nevojë për fjalën e Bashës kjo punë. Nëse vazhdojmë luftën kush je ti e kush jam unë, zbresim te fusha e Edi Ramës dhe aty është ai në avantazh.””- u shpreh zoti Shehi, i cili e sheh të gabuar dhe në dëm të PD dhe të opozitës rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare.

Gjatë intervistës në opinionin e tij, rikthimin e Bashës e sheh si një vendim të gabuar, pasi argumenton se opozita ka nevojë për një lidership të ri.

“Rikthimi i Bashës është i gabuar. Nxitimi për të bërë zgjedhje sa më shpejt në korrik është po aq i gabuar. “- theksoi zoti Shehi. Ai beson se me një lidership të ri opozitar, me dhënien fund të sherreve brenda PD, qoftë edhe duke krijuar 2 parti dhe duke zbatusr idetë politike për komunikimin me njerëzit, opozita e mund Edi Ramën.

“Po të jenë Berisha dhe Basha, Edi Rama do të vazhdojë të jetë i pathyeshëm. Por nëse zbatohen këto ide politike, zoti Rama është plotësisht i thyeshëm. Edhe në periudhën më të keqe këtë herë janë akoma 650 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Diferenca është plotësisht e rikuperueshme, nëse shqiptarët shohim një format ndryshe të opozitës, duke lënë mënjanë sherrët e vjetra. Duhet të rindërtojmë dhe një raport me komunitetin ndërkombëtar. Ne me sherret tona ia bëmë peshqesh Edi Ramës Perëndimin. Kjo duhet ndryshuar. Nuk mund t’i dalim ne përballë Perëndimit. Kush nuk e kupton këtë, bën rolin e budallait.”- tha Dashamir Shehi për emisionin “Pa Censurë”./m.j

Next Post
Me 30 minuta vonesë, nis takimi i Kurtit me ndërmjetësit Escobar e Lajçak: Albini po shihte finalen e futbollit

Escobar dhe Lajçak takojnë Kurtin, parashtrojnë tre kërkesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com