• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD, Ristani: Artur Bushi i Ramës vërdalliset me pistoletë në brez

by A R
03/11/2015 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i PD, deputeti Arben Ristani ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe kreun e bashkisë së Kukësit Artur Bushi, se ky i fundit, i proceduar nga policia italiane si trafikant droge vërtitet nëpër lokale nate me pistoletë dhe nën shoqërinë e prostitutave. Sipas opozitës, Kryeministri është përgjegjësi kryesor për krijimin e një modeli kriminal në isntitucionet bashkiake. Ristani ka theksuar po ashtu se shembulli që sjell Kryeministri dhe krerët e majtë të Bashkisë po vonojnë dekriminalizimin e politikës.

Më poshtë fjala e plotë e Arben Ristanit:

Një incident ka rinxjerrë në skenë, atë që Edi Rama e bëri kryetar bashkie në Krujë, megjithë thirrjet e ndërkombëtarëve dhe kërkesën e mbarë qytetarëve, për të mos kandiduar persona me të shkuar kriminale. Kryebashkiaku i Edi Ramës, Artur Bushi, i proceduar nga policia italiane për trafik droge, bredh nëpër lokale nate me pistoletë në brez dhe me vulën e institucionit që drejton me vete.

Sipas raportimeve në media, edhe në shoqërinë e dy prostitutave. Përfundimi, sot kryebashkiakut të Rames i kanë marrë edhe koburen edhe vulën e bashkisë ose në rastin më të mirë, sot kryebashkiakut të Ramës i ka humbur edhe koburja edhe vula. Ky është modeli i Edi Ramës për kryebashkiakët, këtë kryebashkiak ka përzgjedhur ai për të menaxhuar jetën e 100 mijë banorëve të Krujës për 4 vite. Një i inkriminuar që drejton Bashkinë me pistoletë dhe që merr vulën e kryetarit të Bashkisë me vete në lokale nate.

Këto janë pasojat e inkriminimit që Edi Rama i bëri parlamentit, bashkive dhe zyrave të administratës. E megjithatë, Edi Rama po bën çtë mundet për ta zvarritur dekriminalizimin. Por raste si ky i Bushit janë këmbana alarmi, që tregojnë nevojën e domosdoshme dhe të menjëhershme për çlirimin e politikës, të bashkive dhe institucioneve nga të inkriminuarit, nga zyrtarët me kobure në brez dhe vulë në xhep. Partia Demokratike do të bëjë dekriminalizimin, me çdo mjet, me çdo kusht. Qytetarët shqiptarë nuk meritojnë të drejtohen nga bushët e roshët, nga prengët e frrokët.

Next Post

Korçë, brenda muajit vodhi 18 televizorë, arrestohet 27 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In