• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD refuzon të mbyllë debatin për pajisjen e përgjimit, Ristani: Letra rrëzoi Tahirin

by Java News
20/05/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se ditën e djeshme letra e policisë italiane shkruante e zezë në të bardhë se pajisja e ardhur në Shqipëri, ishte për qëllime trajnimi, zotërohej nga italianët dhe nuk kishte aftësi për të përgjuar… PD ka vijuar të deklarojë edhe këtë të premte se Ministrit Tahiri i doli gënjeshtra.

“Debati për përgjimin e paligjshëm jo vetëm nuk është mbyllur, por përkundrazi skandali është thelluar akoma më shumë.

Letra e ish drejtuesit të policisë italiane konfirmon, pohon drejtpërdrejt, se paisja ka hyrë në Shqipëri ilegalisht.

Sepse një paisje e tillë, gjurmimi e përgjimi, është ilegale kur futet pa u regjistruar në doganë, dhe është ilegale kur përdoret pa u vënë në dijeni dhe pa dhënë miratimin e tij Prokurori i Përgjithshëm.

Shihni kushtet e flagrancës ku janë kapur Tahiri e shefi i tij i policisë. Të dy thanë në fillim se një paisje e tillë nuk ekziston. Më vonë Tahiri e pranoi se pajisja ekziston.

Më pas Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Çako deklaroi në komisionin e sigurisë se pajisja nuk ekziston. Ndërkohë, ish drejtori i policisë italiane e hedh poshtë deklaratën e Cakos dhe thotë se pajisja ekziston, ka hyrë në Shqipëri dhe është përdorur.

Këto qëndrime kontradiktore, të mbushura me alibi e mashtrime, janë provë e krimit që kanë kryer Tahiri me vartësit e tij.”- deklaroi Ristani.

Ristani tha se prokuroria do duhet ti shkojë deri në fund hetimeve, por këto të fundit do të jenë të vështira, nëse Tahiri nuk largohet nga detyra.

“Por ky hetim që e pret mbarë vendi, pengohet çdo ditë nga qënia në detyrë e Tahirit dhe e Cakos dhe e rrjetit të tyre drejtues.

Ata duhet të largohen menjëherë nga detyra, që të kemi shpejt një drejtësi të plotë e objektive.”- tha sekretari i përgjithshëm i PD-së Ristani.

Next Post

Vdekjet nga kanceri do të përgjysmoheshin nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In