Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, tha sot se kryeministri Rama po kërcënon mësuesit e Dibrës përmes drejtorit të Arsimit, Drin Gjecci.
Sipas PD, Gjecci ka thirrur në zyrë 300 mësues duke i kërcënuar me largim nga puna.
“Pasi u mori lekët për t’i futur në punë, Gjecci tani po tenton t’u marrë votën. Rama dhe mercenarët e tij do të përballen me prokurorinë” – tha Strazimiri.
Zgjedhjet në Dibër pritet të mbahen më 11 shtator ndërsa në garë janë Sherefedin Shehu nga PD dhe Muharrem Rama, i cili përfaqëson ASHE. /r.a