• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Rama, në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet

by A R
25/03/2018 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike përforcoi këtë të dielë akuzat ndaj deputetit të Vlorës, Alket Hyseni.

Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat tha se dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit janë në shkelje të vendimit të Gjykatës.

Kjo sipas tij provon se kryeministri Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.

“Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi” tha Alibeaj.

Deklarata e plotë e deputetit, Enkelejd Alibeaj

Dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, në shkelje të vendimit të Gjykatës, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.

Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunënim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet.

Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.

Le t’i rendisim faktet me rradhë.

·        I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor.

·        Dokumenti vërteton se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjës së  zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi.

·        Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga fallsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama.

Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën.

 Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni.

Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.

a.ç

Next Post
Strategjia, FSHF urdhëron stafin të mbushë stadiumin për ndeshjen ndaj Irlandës

Ja kush do jetë Kapiten në sfidën me Norvegjinë, karriera befasuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In