Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook thotë se kryeministri Rama po bëhet gati të kapë një tjetër institucion. Sipas Tabakut, pushteti i radhës i pavarur që Rama ia ka vënë syrin është Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“Së fundmi, Rama i ka hedhur sytë nga KLSH, një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7.2 mld euro të qeverisë Rama. I vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmente dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë”,- thotë Tabaku.
STATUSI I PLOTË
Kjo ka qenë motoja bolshevike që Rama dhe oligarkia ka adaptuar në Shqipëri që nga shtatori 2013. Kanë punuar kundër kushtetutës, shqiptarëve dhe Shqipërisë duke uzurpuar çdo pushtet dhe institucion të pavarur.
Luajtën te gjithë gurët që drejtësinë ta kontrollojnë përmes 7 ligjeve antikushtetuese të vettingut dhe artificave të tjera. Pasta iu vërsulën prokurorisë duke emëruar një agjent partiak, të njëjtën gjë donin ta bënin dhe me Gjykatën Kushtetuese madje dhe me pronat e shqiptarëve. Vazhduan me anetarët e këshillit mbikeqyrjes të BSH, agjensinë e mbikqyrjes financiare, autoritetin e konkurencës, AMA e çdo institucion që deri dje ruante balancën dhe kontrollin mbi ekzekutivin.
Së fundmi, Rama i ka hedhur sytë nga KLSH, një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7.2 mld euro të qeverisë Rama. I vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmente dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë.
Projektligji i ri që i merr kompetencat presidentit duke ia kaluar qeverisë dhe parlamentit (pra, Ramës) duke qenë në shkelje të qartë të kushtetutës dhe uzuprim i kompetencave të Presidentit. Po kthemi pas në standartet e para 1990 në çdo drejtim.
Ato kanë frikë nga qytetarët dhe mendojnë se do e ndalojnë mërinë e tyre karshi vjedhjes dhe abuzimit., Sado të lodhen nuk do ia arrijnë! Me zgjedhje të lira e të ndershme e me programin e qartë ekonomik do t’i rikthejmë njerëzve institucionet, shpresën dhe besimin.
/e.rr
Tru laraske, mbeti kjo miss Tabakja e pd.