• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Rama i jep tenderin prej 4.540 miliardë lekë mikut të tij Carapuli

by
06/10/2015 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama për klientelizëm në lidhje me ndërtimin e godinës së OSHEE-së. Në një dalje për mediat, nënkryetari i PD Edi Paloka tha se Rama i dha dje 4.540 miliardë lekë mikut të tij të vjetër në biznes Carapulit. Për Palokën, tenderi i ndërtimit të godinës së OSHEE-së ishte i paracaktuar.

Sipas Palokës, ky është një emër i vjetër në miqësitë mes kryeministrit dhe ndërtuesit, duke e cilësuar atë edhe si ndërtuesin e sarajve të Ramës.

Deklarata e plotë e PD:

Edi Rama ia dha dje 4 miliardë e 540 milionë lekët mikut të tij për ndërtimin e godinës së OSHEE, edhe pse kjo aferë u denoncua publikisht nga Partia Demokratike, me date 11 shtator, edhe pse opinioni publik u informua për këtë tender ku fituesi ishte i paracaktuar.

Fituesi u shpall dje, dhe ai është ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, miku i tij i vjetër në biznes, Carapuli, ashtu siç kishim paralajmëruar ne me denoncimin publik që bëmë.

Ky është një korrupsion i pastër me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Masha e tij e bindur në OSHEE vetëm sa ka zbatuar porosinë në këtë rast.

Miku, partneri, ortaku i Edi Ramës mori tenderin prej 4 miliardë e 540 milionë lekësh, edhe pse kishte paraqitur ofertën më të lartë.

U skualifikua subjekti tjetër që u fut në garë duke ofruar 740 milionë lekë më pak, pra që do ti kursente qytetarëve shqiptarë 740 milionë lekë.

Vetëm një urdhër i Edi Ramës do të sillte këtë rezultat, që fitues të shpallet dikush që e ka ofertën 500 mijë euro më të madhe.

Askush nuk do të kishte guxim kaq të marrë për të dhënë një tender të tillë, pa urdhrin e Edi Ramës, urdhrin e atij që vendos në fakt për çdo tender në vend.

Shqipëria nuk është në ditën kur respektohet procedura, ligji, kur kursehen paratë në tendera.

Miku dhe interesi i Edi Ramës prevalon mbi të gjitha.

Pazaret dhe aferat e Edi Ramës janë urdhri.

Ky korrupsion, kjo babëzi, kjo zhvatje bëhet pikërisht me paratë që OSHEE, kjo bande kriminale, ua ka marrë shqiptarëve me kërbaç, duke i shtypur e poshtëruar, duke i dërguar në burg, e shpesh duke u marrë dhe jetën.

Kanë përfunduar në burg e kanë vrarë vetën për 30 mijë lekë të vjetra qytetarët tanë, ndërkohë që kryeministri ndan miliardat me mikun e tij në shkelje të ligjit e procedurës.

Po dhunohen çdo ditë mijëra qytetarë që jetojnë me një dyqan të vogël, ndërkohë që Edi Rama sdo tia dijë për asnjë rregull apo ligj, jep 4 miliardë e 540 milionë lekë për ndërtuesin e sarajeve të tij të luksit.

Shihni me sa lehtësi këto para të gjakut të qytetarëve ndahen si tortë mes miqve e ortakëve.

Këtu kemi arritur.

Nuk ka më kohë të dashur qytetarë.

Vetëm drejtësia që vjen nga bashkimi ynë për të ndalur këtë oligarki të korruptuar e kriminale, është rruga e daljes.

Next Post

Serbët njëzëri: E kemi detyrim para kombit të mundim Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In