Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se harxhon paratë e taksapaguesve për luksin e tij personal. Nga selia blu Grida Duma ka akuzuar kryeministrin se ka planifikuar të shpenzojë rreth 537 milionë lekë vetëm për sistemin ngrohës në kryeministri.
Duma tha më tej se kjo është vetëm një shumë e vogël e mbi 13 miliardë lekëve që Rama ka vënë në dispozicion të luksit të tij në Kryeministri.
Deklarata e plotë:
537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit.
Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi.
Prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të.
Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë.
Prandaj njerëzit po vdesin nga të ftohtit, sepse Edi Rama është ngrohtë në zyrën e tij.
Ndërsa pushteti lokal mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë.
Ndërkohë njerëzit po e përballojnë vetë të ftohtit, po përballojnë vetë kosoton e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi dhe mbajtjes ngrohtë të shtëpive për fëmijët.
Edi Rama nuk mendon për njerëzit. ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve.
/.a.m.










