Nga selia blu ka reaguar Reila Bozdo ndaj deklaratës së Veliaj se Kosova ka punuar në klinikën e tij që ishte e palegalizuar.
Ajo shprehet se lejen për ndërtim e ka dhënë vetë Edi Rama në 2004 kur ishte kryetar bashkie.
“Akuzat për doktor Kosovën gënjeshtra të paskrupullta. Edi Rama e firmosi vetë në vitin 2004 lejen për klinikën kur ishte kryetar Bashkie
Edi Rama e bëri qesharak kandidatin e tij për Tiranën, kur e nxori dje të sulmojë doktor Halim Kosovën në lidhje me godinën e klinikës, që sipas tij është ndërtuar pa leje.
Edhe më qesharak u bë kandidati po të keni parasysh mllefin që përdori dje me këto akuza, bazuar në mashtrim e shpifje.
Kjo që po ju tregoj tani, është një leje ndërtimi për rikonstruksion objekti, dhe leje ndërtimi për shtesë objekti, që Edi Rama ka firmosur në vitin 2004 kur ishte kryetar Bashkie, për klinikën e z.Kosova.
Ja ku është dokumenti zyrtar, me firmë dhe me vulë. Kjo është e vërteta.
Kjo është e vërteta e dokumentuar, për të cilën askush nuk kishte dyshim, sepse Halim Kosova asnjëherë në jetën e tij nuk ka shkelur ligjin.
Atëherë pse Erion Veliaj, gënjen, mashtron dhe shpif?
Me siguri e ka nga halli.”, tha Bozdo.









