• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Rama do të fshehë atë që pohon kreu i antimafias italiane, në 1 javë u kapën rreth 4 ton drogë

by Java News
17/10/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes kreut të departamentit të Sigurisë Enkelejd Alibeaj, PD ka akuzuar këtë të hënë qeverinë se po tenton të fshehë dhe mohojë faktet e dhëna nga antimafia italiane në lidhje me sasinë e drogës që kalon mes dy vendeve.

Alibeaj u shpreh se prokurori italian që heton direkt këtë aktivitet kriminal, përmend se vetëm në një javë janë kapur nga policia italiane 3 ton e 800 kg kanabis e mbërritur nga Shqipëria, gjë që sipas tij mohohet nga kryeministri Rama.

Deklarata e plotë e PD

Zyrtari kryesor i antimafias italiane që heton drogën e nisur çdo ditë nga Shqipëria për në vendin fqinj, Kataldo Mota, jep alarmin për sasitë e mëdha me kanabis, të pahasura më parë.

Edi Rama e mohon, por prokurori që heton direkt këtë aktivitet kriminal, përmend se vetëm në një javë janë kapur nga policia italiane 3 ton e 800 kg kanabis e mbërritur nga Shqipëria.

Edi Rama e mohon, por Kataldo Mota ka një akuzë të fortë; autoritetet shqiptare s’janë të interesuara për të luftuar drogën.

Këto denoncime janë bërë publike dje në kanalin RAI3, dhe i ka parë gjithë bota.

Deklaratat e prokurorit të antimafias, Mota, janë e vërteta e drogës në Shqipëri, që e di i madh e i vogël.

Ekonomia e drogës është e vetmja ekonomi që funksionon, ku janë orientuar të gjitha burimet dhe asetet.

E dinë të gjithë, por e thotë hapur një kultivues i Krujës për Rai3.

100 euro merren nga një bimë, 40 euro i merr policia.

40 eurot për policinë, janë 40 euro për fondin që ka ngritur Edi Rama për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, për të blerë votat si në Dibër, për të kapur zgjedhjet që po vijnë.

40 euro për secilën nga miliona rrënjë kanabis, janë paratë e krimit me të cilat Edi Rama dhe karteli i tij i drogës po sundojnë vendin, po drogojnë vendin, po destabilizojnë shoqërinë.

Droga po shkatërron shoqërinë, po shkakton vrasje, po helmon fëmijët, sigurinë e shkollave të ardhmen e tyre.

Nuk duhet ta lejojmë këtë të zezë të mbërthejë Shqipërinë.

Duhet të bashkohemi të gjithë e ti tregojmë vendin Edi Ramës e bandave të tij të drogës, të dëshmojmë se Shqipëria meriton zhvillim, rend e siguri, dhe jo drogë./a.k

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

Vasili në linjë me Metën: Lista të hapura dhe më pak deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In