PD: Rama dhe klientët e tij vjedhin milionat duke zhvatur qyetarët
Partia Demokratike, përmes deputetit Edmond Spaho ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë Rama për korrupsion dhe favore klienteliste.
Në një deklaratë për mediat, Spaho ka bërë përgjegjës kryeministrin për zhdukjen e dhjetëra milionë dollarëve. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se pasurohet në kurriz të popullit, duke u marrë atyre ato të ardhura që nuk ua merr klientëve të tij.
“34 milionë dollarë kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve. Këto para mund të ishin përdorur për shtresat në nevojë, por u përdorën për të blerë vota. Kur qytetarët të na besojnë qeverisjen, ne do të rikthejmë taksën e sheshtë dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investime në rajon”, tha Spaho.