• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Qeveria gënjen për “CEZ”, avokati ndërkombëtar këshilloi të mos kryhej marrëveshja

by A R
07/12/2016 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qeveria dhe ministri Damian Gjiknuri gënjejnë për marrëveshjen me CEZ”. Kështu deklaroi sot deputeti i PD-së, Edmond Spaho, duke publikuar fakte që rëndojnë qeverinë.

I pyetur dje në Komisionin Hetimor për faktin nëse avokati ndërkombëtar ishte dakord me marrëveshjen, Gjiknuri tha po, dhe se ishte avokati që e shkroi teksin.

Por, sot Partia Demokratike publikoi dokumente që tregojnë se avokati ndërkombëtar e ka kundërshtuar këtë marrëveshje.

Sipas Spahos, Gjiknuri gënjeu kur tha se avokati ndërkombëtar i ka këshilluar qeverisë shqiptare që të hyjë në negociata me CEZ-in dhe kur tha se memorandumi i mirëkuptimit mbi bazën e të cili u zhvilluan negociatat është hartuar nga avokati ndërkombëtar.

doc

“Unë po lexoj tekste nga të dyja letrat  të cilat avokati ndërkombëtar ka takuar direkt ministrin Gjiknuri. Në datën 23 nëntor, pasi i shpjegon arsyet se përse nuk duhet nënshkruar memorandumi konkludon: Për arsyet më sipër këshilloj kundër nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit siç është dërguar nga CEZ.as. Dhe këtu shikoni edhe elementin e dytë që memorandumi nuk është nënshkruar nga avokati por i është dërguar qeverisë shqiptare nga CEZ-i. Rekomandoj që të mbledhim provat e ekspertit teknik dhe financiar që të kërkojmë së bashku me prova dhe dokumentare të mbetura, të kërkuara për të depozituar pretendimet në IÇ dhe më pas kur pozita negociuese të pranojë në favorin tonë dhe pozicioni, pretendimet tona të jenë parashtruar qartë të vlerësojmë nëse mund të kthehemi në tavolinën e negocimeve”- tha Spaho.

Më tej ai lexoi edhe një letër të dytë. “Pasi u lexua edhe memorandumi i mirëkuptimit, avokati i përgjigjet. z.Gjiknuri: Drafti i rishikuar nuk është në interesin tonë, në fakt është kundër interesit tonë pasi jemi detyruar të mbajmë të pezulluar paraqitjen e pretendimeve në Arbitrazhin e IÇ-së për të barazpeshuar ngjarjet e mëposhtme ne mund të ankimohemi në Arbitrazhin e IÇ-së në formë të përmbledhur në dhjetor 2013, pa raportet e ekspertëve,  kjo mund të bëhet brenda 15 ditëve nëse nevojitet. Në momentin e negociatave ose në momentin e fillimit të Arbitrazhit ne do të kemi raportet e ekspertëve dhe mund t’i përdorim gjatë negociatave ose parashtrimeve vijuese në Arbitrazh”- tha Spaho.

Sipas tij, i sugjerohet që CEZ-it ti dërgohet një letër ku në thelb të thuhet:

“Republika e Shqipërisë shpreh keqardhjen për zgjedhjen tuaj për të mos zgjidhur  çështjen pranë Abitrazhit të IÇ-së, ku Republika e Shqipërisë është paditësi i vërtetë në këtë çështje. Por përkundrazi nxitoni të paraqisni pretendimet  sipas Traktatit të Energjisë në Vjenë. Në këto rrethana ku CEZ nuk po ndërmerr me minimumin e mirëbesimit përpjekje bashkëpunuese me keqardhje ju informojmë se nuk mund të biem dakord të heqim dorë nga konflikti në Arbitrazhin sipas Traktatit të Energjisë, përveçse nëse ju do të bini dakord për hapjen e Abitrazhit sipas Traktatit të Energjisë në ICC.” raporton Panorama.

Pas këtyre fakteve, Spaho tha se duket qartë që qeveria shqiptare, KM Edi Rama, ministri Gjiknuri përveçse i dhanë CEZ-it  mundësinë që ti falen 400 milionë euro detyrime të njohura dhe të pranuara nga KESH-it dhe OST-së, përveçse ulën nën nivelin 0, 24% të pjesës së aksioneve të Republikës së Shqipërisë në këtë kompani, përveçse  morën përsipër pretendimet e DIA-s ndaj CEZ-it për rreth 150 milionë euro, përveçse nuk mbërritën në Arbitrazh pretendimet e palës shqiptare nga moszbatimi i marrëveshjes së privatizimit të KESH-it në 2008, në lidhje me arritjen e uljes së humbjeve në rrjet, rritjen e arkëtimeve dhe rritjen e investimeve në rrjet, të cilat ekspertët e huaj i vlerësojnë 1-3 miliard euro.

“U detyruan të pranojnë dhe tu japim atyre edhe 92 milionë euro pagesë, e cila së bashku me pagesat kalon 100 milionë euro të përfituara nga CEZ në mënyrë të padrejtë. Prandaj edhe PD e ka cilësuar aferën e CEZ vjedhja e shekullit dhe në ditët në vijim të Komisionit Hetimor ne do ju njohim ju me fakte të tjera të cilat tregojnë që kjo është ashtu siç ne e kemi cilësuar në korrik 2014 kur u nënshkrua në Parlament marrëveshje si vjedhja e shekullit ndaj shqiptarëve”- tha ai.

Next Post
Lexo.al/ Ish-ambasadori në Turqi, jo vetëm i dënuar, por edhe me diplomë të falsifikuar

Lexo.al/ Ish-ambasadori në Turqi, jo vetëm i dënuar, por edhe me diplomë të falsifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In