Një protestë u zhvillua pasditen e së enjtes para godinës së Bashkisë së Tiranës. Disa qytetarë te Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së PD per te protestuar në qendër. Qytetarët kanë kërkuar largimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shprehën se “politikanëve të korruptuar u ka ardhur dita për t’u larguar nga vendi”.
Me pankarta në duar “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria”, ata u shprehën se përballja e madhe me qeverinë do të jetë ajo e 16 shkurtit. Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes Bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë.
/a.meta