• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD pranon kontratat e lobimit 1 mln dollarë: Shpenzimet janë politike, jo zgjedhore

by Java News
13/12/2017 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, me anë të juristit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ivi Kaso, ka pranuar se kontratat e konsulencës që kapin vlerën e 650 mijë dollarëve të përdorura me kompanitë amerikane janë të vërteta, por ato nuk janë shpenzime të fushatës zgjedhore të 25 qershorit.

Avokati i PD-së në KQZ theksoi dje se këto para janë paguar nga PD gjatë aktivitetit të saj të zakonshëm politik dhe si të tilla këto fonde do të deklarohen në raportin vjetor që PD do të depozitojë në KQZ në fund të vitit 2017.

Sipas tij, nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kontratat i janë vënë KQZ-së dhe auditeve në dispozicion nga vetë PD-ja.

“Nuk ka asgjë të paligjshme dhe asgjë për t’u fshehur. Për sa u përket mospërputhjeve të tjera, ka kontrata konsulence që u janë vënë në dispozicion ekspertëve dhe monitoruesve të zgjedhjeve nga vetë PD-ja. Janë dhe pagesat që u janë vënë në dispozicion ekspertëve të KQZ-së nga vetë PD-ja, të cilat nuk figurojnë në raportin financiar të fushatës zgjedhore të PD-së dhe kjo për një arsye të thjeshtë, sepse janë kontrata që nuk kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të subjektit zgjedhor PD. Janë pagesa që nuk lidhen në asnjë mënyrë me pagesat zgjedhore të subjektit Partia Demokratike. Janë kontrata dhe marrëveshje të cilat lidhen me aktivitetin e zakonshëm politik të subjektit Partia Demokratike. Si të tilla, ato përfshihen në raportin e përgjithshëm vjetor të vitit 2017 të PD-së”, ka deklaruar dje avokati Ivi Kaso.

AKUZAT

Por, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridjan Salianji, ka kërkuar që kontratat e PD-së të hetohen nga Prokuroria pasi ato përbëjnë vepër penale dhe jo vetëm çështje administrative. Salianji tha se nuk dihet origjina e parave dhe ato mund të jenë para të ardhura nga droga apo krimi.

“Nuk mund të fshehësh diellin me shoshë. Është një vlerë shumë e madhe, flasim për 650 mijë dollarë nga partia kryesore e opozitës. Së pari pa deklaruar, së dyti nga kompani ku nuk u dihet origjina dhe prejardhja. Do të thotë që shkelja është mosdeklarimi, fshehja dhe për mua më e keqja është mosnjohja e subjekteve që kanë dhënë këto lekë. Se tek e fundit, në qoftë se do të ishte ndonjë firmë shqiptare apo ndonjë firmë e huaj dashamirëse e PD-së dhe mund ta pranonte sot faktin që s’kam dashur ta bëj publike dhe i kam dhënë këto fonde PD-së me këtë kusht dhe më pas do të diskutonim që kishim të bëjmë vetëm për mosdeklarim dhe do të ishte proces administrativ. Por, për mua ajo që është shkelje dhe e bën procesin penal është se nuk dimë nga kanë ardhur këto fonde. Mesa dimë, kompanitë që janë ligjore, që u dihet origjina e parave, i deklarojnë, vetëm kompanitë që kanë financime të jashtëligjshme, që i kanë nga droga, krimi, pastrimi i parave janë kompani që nuk deklarojnë as burimin dhe as personat që i bëjnë këto shpenzime. S’kemi të bëjmë me dhurim apo financim nga një kompani”, ka thënë Salianji.

Por juristi i PD-së ka kërkuar nga partitë politike që të bëjnë durim dhe të presin hetimin e Prokurorisë, të cilin sipas tij e kërkoi vetëPD-ja.

“Nëse shqetësimet tuaja janë të natyre penale për shkelje penale që tejkalojnë kompetencën tuaj, kini besim që organi i ngarkuar nga ligji dhe Kushtetuta si organi i vetëm mund të çojë përpara ndjekjen penale në Republikën e Shqipërisë. Lëreni të bëjë detyrën dhe prisni me qetësi konkluzionet e hetimit”, tha dje Kaso./Fation Binjaku

Next Post
Bie numri i përdoruesve të celularëve, 200 mijë më pak në korrik

Franca ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In