• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD përmend emra: 300 zyrtarë në nivel lokal dhe qendror të lidhur me krimin!

by Java News
10/08/2019 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate shtypi, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi vijoi akuzat se kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdin Pjetri ka qenë i dënuar për trafik droge, duke theksuar se në dijeni të këtij dënimi është edhe kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie. Pushteti i tij i ka themelet tek krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantëve të drogës në majat e pushtetit të tij. Valdrin Pjetri është njëri prej tyre.

Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit. Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës. Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka ndërmend t’ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht, krimit të organizuar” – tha Bardhi.

Më tej, Bardhi shtoi se Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjësi që i ka propozuar shkodranëve për kryebashkiak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 2003.

“Dje, Edi Rama e detyroi Vladrin Pjetrin të gënjente qytetarët e Shkodrës dhe të pohonte se ai nuk ka qenë i arrestuar, i dënuar apo dëbuar për trafik droge. Edi Rama kërkon ta kalojë në heshtje këtë fakt tjetër të rëndë të bashkëqeverisjes së tij me krimin. Edi Rama i ka të gjitha mundësitë institucionale që të verifikojë brenda 24 orëve që akuza e Partisë Demokratike, se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe një person i dënuar për trafik droge, është e vërtetë. Heshtja e tij provon se ai e ka kryer këtë verifikim.

Prandaj Edi Ramës, si njeriu që në politikë ka promovuar vetëm trafikantë dhe vrasës, i mbetet vetëm një zgjidhje: të ikë bashkë me Valdrinin!”, u shpreh Bardhi.

Në mbyllje të deklaratës, sekretari i përgjithshëm i PD, u shpreh: “Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet me turp si Kryeministri, i cili u imponon qytetarëve të Shkodrës, të qeverisen nga një i dënuar për trafik droge. Të njëjtën gjë bëri me Kavajën, me Krujën, me Laçin, me Lezhën, me Tepelenën, me Vorën. Të njëjtën gjë bëri me dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët i detyroi të përfaqësohen në parlament me vrasës, trafikantë të qenieve njerëzore dhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm.

Partia Demokratike e siguron Edi Ramën se duke heshtur, nuk e shpëton dot as veten, as trafikantin e preferuar të drogës në Shkodër! E vërteta nuk ka për të vonuar. Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin për të shpëtuar karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje”. /l.m

Next Post
Mesazhi i Ngjelës: SHBA duhet të hedhë në veprim opozitën e re që të marrë në dorë në Parlamentin

Mesazhi i Ngjelës: SHBA duhet të hedhë në veprim opozitën e re që të marrë në dorë në Parlamentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In