• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD “përgjon” Vettingun, me borderotë e Gërdecit përpara!

by Mero Baze
25/07/2018 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Partia Demokratike është ankuar zyrtarisht pse e ka kaluar “Vettingun” gjyqtari Adrian Dvorani. Kjo nuk do të ishte kurrë një lajm, por në rastin kur për PD, e cila ka më shumë problem, me ata që nuk e kalojnë Vettingun, ky është lajm.

Deri më sot Berisha dhe PD janë ankuar vetëm pse gjyqtarët dhe prokurorët po eleminohen nga Vettingu. Ky është rasti i parë që PD ankohet pse një gjyqtar e kalon “Vettingun”.

Edhe pse duket si banalitet, në të vërtetë ky detaj tregon se PD po përgjon me laps në dorë, kush po i reziston dhe kush po i digjet nga lista e gjyqtarëve që i shërbyen kapjes së drejtësisë qysh pas tragjedisë së Gërdecit, kur për të shpëtuar të birin e tij të përfshirë me gjurmë të qarta në krimin e djegies së gjallë të 26 vetëve, Sali Berisha, i shpalli luftë shtetit shqiptar, drejtësisë dhe prokurorisë, për t’i ndarë “pro” dhe “kundër” tij.

Adrian Dvorani pati fatin e keq, që të kishte vëllain e tij viktimë të tragjedisë së Gërdecit. Ai punonte si efektiv i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ishte aty duke punuar në kontratën vdekjeprurëse, lobuar nga i biri kryeministrit.

Edhe kaq ishte e mjaftueshme që ai të rreshtohej në anën e armiqëve të Sali Berishës dhe të luftohej çdo moment. Ideja se drejtësia i duhej pikërisht për të mbuluar gjëmën e Gërdecit, pushteti i Berishës, e vuri gjyqtarin Dvorani pas murit.

Duke qenë vërtet një nga gjyqtarët korrektë të sistemit, dhe në shumë raste duke dalë në pakicë kundër vendimeve haptazi të padrejta nën ndikim politik, Dvorani u bë “delja e zezë” e pushtetit të Berishës për shkak të Gërdecit.

Tashmë që ai kaloi “Vettingun” pa asnjë problem të dukshëm, Sali Berisha i është turrur përsëri. Njeriu që mbrojti pa turp një gjyqtar të kapur dhe dënuar për lidhje në Itali, është akoma më i mëriztur, pse vëllai i një prej viktimave të djalit të tij, mund të jetë sërisht gjyqtar. I brumosur me sa duket dhe me ndjenjën e “ndarjes me kanun” të drejtësisë, ai e përfytyron Dvoranin, si vëllai që do marrë hak për vëllain, e nuk do t’i ndahet djalit të tij gjithë jetën. Të shikojmë si do ta ketë këtë ndjesi për gjyqtarët e tjerë të Gërdecit, për ata që ja falën djalin, nëse eleminohen, apo e kalojnë, atë. Të shikojmë a do ta shprehë dëshpërimin apo gëzimin, apo do të përmbahet.

Në rastin e Dvoranit, nuk e mbajti dot.

Është mire ta ketë ndjesinë se Dvorani nuk do ta harrojë Gërdecin as me Kanun, edhe pse Dvorani është gjyqtar i Republikës, jo i Principatës Lek Dukagjinit.

Por ndonjëherë keqkuptimet, janë më të mira se sa e vërteta. Dhe është mirë që Sali Berisha e gjykon qëndrimin e Dvoranit në sistem si një hall familjar që ka të bëjë me Gërdecin. Mirë që nuk po dënohen për atë gjëmë që kanë bërë, por të paktën të mos jenë të qetë. Dhe për këtë mjafton dhe një emër si Dovrani në sistem.

Next Post
Trump, konstant me popullaritetin edhe pas kritikave

Trump: SHBA-BE duhet të heqin të gjitha tarifat përpara bisedimeve kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In