• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD i përgjigjet ndërkombëtarëve, Strazimiri: Fleckenstein shikon përralla, Topalli: Nuk jemi në kushte normale

by Java News
22/02/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrjet e Knut Fleckenstein dhe Komisionerit Hahn drejtuar opozitës që të rikthehet në Kuvend për të mos bllokuar reformën në drejtësi, e sidomos Vettingun, janë dëgjuar edhe në çadrën e Partisë Demokratike.

Më i ashpër ka qenë reagimi i deputetit demokrat, Gent Strazimiri.

“Unë mendoj që nëse do të ishte e vërtetë që raporteri, veshi dhe syri i Europës për Shqipërinë shikon përralla sikur nuk ka kriminelë në Parlament, kjo do të ishte e dhimbshme. Shikon përralla sikur ky Parlament i mbushur me kriminelë, 19 aq sa mendonte Kryeministri se nuk janë, por janë fiks aq sa thamë ne, mund të bëjë reformën në drejtësi më të mirë dhe jo vetëm në letër”, tha ai për Top Channel.

Ridvan Bode deklaroi se opozita është pikërisht atje ku duhet të jetë, në krah të qytetarëve, sipas tij.

“Jemi duke bërë punën atje ku e kërkon populli sot. Më shumë se kjo protestë, kërkesat e kësaj proteste, garantimi i zgjedhjeve të lira, largimi i bandave dhe i parave të pista nga procesi zgjedhor, lejimi i qytetarëve që të votojnë të lirë, mendoj që është kontributi më i madh që mund të japë një parti politike me grupin e saj parlamentar në ditët e sotme”, u shpreh Bode.

Ish-kryetarja e Kuvendit foli për kushte anormale të vendit.

“Po të ishim në kushte normale nuk do të kishte asnjë diskutim të bojkotit apo të daljes nga Parlamenti. Nuk jemi në kushte normale. Është një zgjedhje që as mua nuk më pëlqen, është një nismë e padëshiruar nga gjithë deputetët, por është një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të thënë se a mund të lejojmë ne, a mund të bëjmë ne sikur në Shqipëri nuk ndodh asgjë?!”, deklaroi Jozefina Topalli./tch/a.k

Next Post
Historia e pabesueshme… vajza 8 vjeçare dhuron gjak për nënën e sëmurë

Historia e pabesueshme... vajza 8 vjeçare dhuron gjak për nënën e sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In