• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD për vdekjen e shqiptarit në Greqi: Rast i përsëritur, Rama të reagojë

by A R
15/08/2016 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike në një Deklaratë të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma i ka shprehur ngushëllime familjes së Pëllumb Marnikollaj. Sipas dëshmive të familjarëve i riu shqiptar është dhunuar për vdekje dhe është mbajtur i fshehur për 10 ditë në frigorifer në tentativë që ta zhduknin.

Duma është shprehur se Partia Demokratike kërkon me forcë zbardhjen e rrethanave pasi një ngjarje e tillë tepër e rëndë nuk duhet të tejkalohet pa u ndëshkuar autorët. Duma thotë se nëse dyshimet vërtetohen duhen marra masa të menjëhershme ndaj dhunës së përsëritur greke.

Partia Demokratike i bën thirrje Ramës  të kërkojë nga autoritetet greke hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vdekjen e Pëllumb Marnikollit raporton Shqiptarja.

“Partia Demokratike shpreh ngushëllimet më të thella familjes Marnikolli në Lezhë për humbjen e jetës së Pëllumbit në Greqi. Ne kërkojmë me forcë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Dëshmitë e familjarëve të Pëllumb Marnikollit janë tronditëse dhe ata faktojnë se njeriu i tyre është paraqitur me 3 gusht në një komisariat policie në Greqi, dhe prej andej ka dalë i vdekur.

Kjo është një ngjarje e rëndë që meriton drejtësi dhe ndëshkim shembullor për çdo përgjegjës për vdekjen e 29 vjeçarit shqiptar.

Dyshimet janë se ndaj të riut shqiptar është ushtruar dhunë. Dhe nëse kjo vërtetohet, ky është një rast i përsëritur i trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në qelitë greke, në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Transparenca dhe drejtësia për këtë rast do të ishte një ngushëllim për familjarët e viktimës, por dhe një kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve. Dhe kjo është më së pari detyrë e përgjegjësi e kryeministrit.

Ne i kërkojmë Edi Ramës, i cili e ka përcjellë me heshtje këtë rast, që të ushtrojë detyrën e tij, dhe të kërkojë nga aurotitetet greke hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vdekjen e Pëllumb Marnikollit”, ka deklaruar Duma.

/a.m.

Next Post

Për 69-vjeçarin Schwarzenegger vitet nuk kanë rëndësi (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In