• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Pasi rriti çmimin e energjisë, qeveria po i vjedh qytetarët me mbifaturime

by A R
04/02/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po grabit qytetarët shqiptarë me mbifaturimin e energjisë elektrike.

Nga selia blu, Grida Duma deklaroi se qeveria nuk u mjaftua me rritjen e çmimit, por tashmë vjedh edhe përmes kësaj skeme.

Sipas Dumës nga i gjithë vendi kanë mbërritur mijëra ankesa nga qytetarët.

Deklarata e PD

Edi Rama nuk u mjaftua vetëm me rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët, por edhe i mbifaturon ata. Me mijëra ankesa kanë ardhur nga e gjithë shqipëria për abuzimet me faturat e energjisë elektrike. Qytetarëve u është dashur të paguajnë 50% më shumë se kostoja reale e energjisë së konsumuar.

Qytetarët thonë se, pasi ankohen, u thuhet paguajeni një herë, dhe flasim muajin tjetër.

Kjo është vjedhje, nuk ka emër tjetër.

Edi Rama jo vetëm e rriti çmimin e energjisë elektrike, por vazhdon t’i vjedhë qytetarët dhe bizneset. Ata që nuk janë të lidhur me qeverinë, se miqtë e qeverisë nuk paguajnë. Dhe atë që nuk paguajnë miqtë e qeverisë, e nxjerrin tek qytetarët, duke i mbifaturuar.

Jo vetëm rriti çmimin e energjisë, por Edi Rama la për muaj të tërë në errësirë familjet pa asnjë të ardhur, sepse nuk paguanin dot energjinë dhe shtyu drejt vetëvrasjes shumë kryefamiljarë.

Më 18 shkurt ne duhet të protestojmë për mashtrimin, abuzimin dhe vjedhjen që Edi Rama po u bën shqiptarëve.

Më 18 shkurt duhet të protestojmë në emër të Klajdi Muçës, Arif Dodës, Barbulla Pepës, Resmie Allës, Qamil Zelës, Llazar Nasit, Altin Myftarit, Gjovalin Gjinit, që u vetëflijuan dhe vdiqën nga të ftohtët, sepse nuk paguanin dot dritat.

Më 18 shkurt të protestojmë për qindra kryefamiljarë të papunë që nuk kanë para për të siguruar energjinë elektrike për fëmijët e tyre.

Më 18 shkurt të ndalim padrejtësinë dhe me votë të lirë t’i hapim rrugën një qeverie për qytetarët.

/a.m.

Next Post
Ish zyrtari: Qindra spiunë të Serbisë në Kosovë

Historia e 50 spiunëve shqiptarë të famshëm në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

March 9, 2026
Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In