• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD, pas Romeos, Topallit, dhe atyre që hoqi…

by Ben Andoni
25/12/2020 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Historiani dhe ish-deputeti Romeo Gurakuqi zgjodhi fundvitin për të reaguar ashpër për komisionin, i cili përzgjodhi kandidaturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Me justifikimin e drejtë se nuk kishte marrë përgjigjen e duhur për përjashtimin e tij, ai e bëri ankesën e tij publike. Por, me një gabim jo të vogël taktik, kur i cilësoi me disa nga atributet e kaluara, anëtarët e Komisionit Vlerësues.

Në momentin ku është në fuqi një komision dhe ti futesh në vlerësimin e tyre, atëherë duhet të presësh dhe verdiktin, cilido qoftë ai. Kjo e fundit mund të jetë e hidhur, krejt e papranueshme, por gjithsesi, ke qenë pjesë e procesit. Që e kaluara nuk bën krenar shumë nga personazhet tona, kjo nuk është një gjë e re, por përdorja është e tejkaluar, nëse t’i ke qenë pjesë e këtij formacioni politik. Rasti ynë ka ngjashmëri me atë që lidhet me përballjet e personazheve tona.

Jozefina Topalli, e para grua e këtij formacioni, që pati postet më të larta në vend, nuk i shpëtoi dot po ashtu anatemës për kryetarin aktual të PD-së dhe mënyrën sesi ai po e drejton kauzën e tij për të drejtuar vendin. Edhe asaj, njësoj si Romeos, iu turrën shumë personazhe, disa që kanë arritur rangjet më të larta të shtetit tonë. E dhimbshme përdorja e dosjeve dhe loja e ndyrë që kanë bërë PS dhe PD, përgjatë të gjithë kohëve me tw dhënat e tyre.

Kjo nuk i shpëtoi dot të dy personazhet tona, që megjithë kontributin e tyre të ndarë, në nivele të ndryshme, bëjnë pjesë dhe i shtonin një element identitetit të PD-së, që tashmë është bjerrur krejtësisht. E para nga mungesa e koherencës së vlerave që trashëgoi nga PD-ja e dikurshme dhe e dyta nga gjuha e komunikimit, që është bërë kaq e urrejtshme.

Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen me riciklimin e Jozefina Topallit dhe Romeo Gurakuqit, formacionit të Patosit, në këtë stad që është demokracia shqiptare dhe rruga e PD-së, është luks të përdorësh gjuhën e urrejtjes dhe fantazmat e dosjeve, që i mbani Ju BIGBROTHER-sat për shantazh dhe ku të vjen për të qeshur se ata që kanë qenë në atë sistem të kërcënojnë më shumë. PD-së i duhet çdo mundësi, çdo energji, çdo element ndihës për të riardhur në fuqi. Ndaj, lufta ndaj anëtarëve të saj, ca më tepër ish-deputetëve jo vetëm nuk është normale por ngjan dhe e tepruar.

Kjo edhe duke mos i justifikuar disa nga akuzat që këta të fundit kanë bërë ndaj PD-së. Me pak fjalë, është luks të mbash larg Romeon, Jozefinën, Patosin etj., kur e vetme PD, nuk e merr dot kalanë që ka ngritur Rama and &. Ka një kriter për të ruajtur masën, që trashmë i duhet shumë PD-së, dhe kjo lidhet me dinjitetin dhe sesa individwt e këtij formacioni janë të ndërgjegjshëm. “Dinjiteti nuk konsiston thjesht në pasjen e nderimeve, por në vetëdijen e duhur që ne i meritojmë ato”, shprehej dikur Aristoteli. Ndaj, ish-presidenti dhe të tjerët përpos të tjerave, duhet të kuptojnë se javët po pakësohen, por jo aq sa për t’i bërë vite të qeta drejtimin e vendit Edi Ramës. JavaNews

Next Post

Shqipëria në 24 orët e fundit: 553 raste të reja, 514 të shëruar dhe 9 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In