• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, partia e ndryshimit, nga zhgënjimi në rrënim

by Bajram Peçi
10/09/2021 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Gazetarë opinionistë dhe politologë prej kohësh, pas disa humbjeve rresht dhe zbehjes së vlerave, shtrojnë si domosdoshmëri ribërjen e Partisë Demokratike. Largpamësit kanë parë zhgënjimin dhe ndryshimin; kanë vrejtur zhvillimet e dëmshme në këtë parti dhe kanë dhënë, me të drejtë e shqetësim alarmin. Por jo vetëm ata? Kushdo, aktiv apo jo në politike, i ka sytë në ballë të shohë se nga themeluesit e PD-së në atë parti ka ngelur vetëm Sali Berisha. Një pjesë i përjashtoi Berisha dhe pjesën tjetër që ngeli, Basha. Arsyeja ka qënë ose të qenit jo në një mendje me të parin, ose ka qenë zë kundra, çka në jetën e brendshme dhe demokracinë e kësaj partie ka qenë e pa pranueshme. Gjykoni vetë se sa demokraci ka patur dhe ka brënda kësaj partie?!

“U vura plumbin në kokë enveristëve, lufta me ta ska mbaruar…”, u shpreh Nishani sot, ndodhur nën efektin e akuzave në mediat online, kur mburraveci luftëtar i Shkollës “Skënderbej” ishte brënda atij reparti adoloshentësh , të vetmit që u ngritën në protestë (protestë i thënçin) për mbrojtjen e shtatores së Enver Hoxhës. Të njëjtën gjë bën dhe Berisha, kur vend e pa vend shpall se ishte ai që e rrëzoi regjimin diktatorial. Po enveristët e sigurimsat, ku ishin, sepse askush se lëvizi gishtin?

Regjimi kish rënë me kohë. Këtë e dinin të gjithë dhe puna e shpresa ishte që ky shndërrim të bëhej si e bëri Çekosllovakia, pa dëme, pa kaos, pa anarshi. Nëse ndodhi e kundërta është pikërisht faji i Partisë Demokratike, tashmë në pushtet, që nxiti dhunën, nxiti urrejtjen e çoroditi ekonominë, duke e çuar në në anarshi. Më pas u shtrëngua për të ruajtur prapanicën të hapte depot e armëve. Ushtria dhe policia degjeneroi. Ato figuronin vite e vite të tëra vetëm në letrat e borderove dhe nuk egzistonin fizikisht e moralisht.

Lulzim Basha do i kishte bërë një shërbim shumë të madh partisë dhe vetes nëse do jepte dorëheqjen para hapjes së seancës parlamentare. Sali Berisha, do ishte apo nuk do ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, nuk do ngelte përgjegjësi e kryetarit të partisë. Kështu si ndodhi, prisni pas zhgënjimit për rolin e kësaj partie, kur patë deformimin e demokracisë së saj, një farë lloj karikature brënda PD-së, rrënimin përfundimtar të saj.

Sa për dieni, Sali Berisha ja merr kreun e partisë dhe vetë partinë Lulzim Bashës, kur të dojë. Kjo rrjedh si fakt nga struktura e anëtarsisë së Partisë Demokratike. Ka demokratë, ka të persekutuar politikë, por më shumë se gjithçka ka krahinorë e tribu, që Berishën e kanë si bajraktar, e njohin si bajraktar, përpos se në botën moderne ka emër tjetër. Por ai është i pari i tyre. Kur Sala të fillojë nga puna për ta kryer këtë lëvizje, nëse nuk ka ndryshuar mëndje edhe pasi ka marrë vesh ndonjë detaj tjetër nga dosja “që Luli nuk do e ndajë kurrë me të tjerë”, ky do jetë fundi i Partisë Demokratike. Fillimisht do ndahen deputetët e grupit parlamentar në anët që u interesojnë e më pas anëtarsia. Ky moment do jetë goditja e fundit, rrënimi përfundimtar i kësaj partie!

Intuita e atyre gazetarëve apo politikanëve që propozonin ringritjen e partisë sdo ngelet më e tillë. Parashoh se do marrë formë konkrete, dhe nëse forma do jetë demokratike apo jo, duhet të presim për të parë pastrimin e qelbëzimit tribal dhe shndërrimin edhe në përmbajtje, kultivimin me frymë demokratike. Varet se kush do ta udhëheq këtë ndryshim. E lehtë nuk do jetë!

Njoh dhe ka anëtarë të saj që kanë dhimbje për shndërrimin që kreu, që Berisha e ka parë si pronë të vetën, të familjes e të rrethit të tij, por nëna e shëndetit (edhe e partisë në këtë rast) është të ngrënit me masë, thotë një fjalë e urtë. Sa mirë do ishte që Saliu të bënte gjyshin dhe jo politikën! Gjysh: një emërtim ky i përkryer për shëndetin, se, duke u marrë me nipa e mbesa, në moshën e tij e timen është e vetmja gjë mbase, që të bën të lumtur. Ai se deshi këtë kënaqësi. Ju duk pushteti dhe politika si më mirë dhe kaloi kështu masën e ngrënjes. Është falë tij, demit që i solli PD-së me qëndrimin si kryetar në hije, që në një farë mënyre Partia Socialiste dhe Edi Rama vazhdojnë të fitojnë.

Next Post
Rrjedhja e votave për Nikollën, LSI ia ‘lë’ aleatëve të Bashës: Vota jonë kundër, përgjigjia e vetme për farsën

Rrjedhja e votave për Nikollën, LSI ia 'lë' aleatëve të Bashës: Vota jonë kundër, përgjigjia e vetme për farsën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In