• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD paralajmëron një ngërç parlamentar, Paloka: Hapi dytë, rrëzimi qeverisë

by Java News
13/03/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi po shkon drejt një krize të mundshme parlamentare, të paktën kështu mendojnë demokratët, të cilët janë të vendosur të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre deri në dorëzimin e mandateve nëqoftëse nuk plotësohen 3 kërkesat kusht. Në një intervistë për Ora News, kryetari i grupit parlamentar demokat Edi Paloka, tha se kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga promovimi i krimit, ndërsa e akuzoi atë se ka zhytur vendin në krizë e cila, siç thotë ai, mund të zgjidhet vetëm me largimin e tij.

Partia Demorkatike mund të përshkallëzojë qëndrimin e saj në raport me Kuvendin deri në lënien e mandateve, nëqoftëse mazhoranca nuk pranon kërkesat e saj, të cilat një ditë më parë u futen në procedurë parlamentare.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, tha se kërkesat e Partisë Demorkatike janë të domosdoshme në kushtet ku, siç tha ai, Kryeministri mbron kriminelët brenda dhe jashtë parlamentit.

Paloka: Sigurisht është një akt ekstrem dorëzimi i mandateve por aspak i pamenduar dhe nëse Rama do kërkojë ta çojë vendin drejt një situate të pakontrolluar, atëherë dorëzimi i mandateve do të jetë vetëm hapi i parë. Pastaj është përmbysja me çdo mënyrë e këtij regjimi, nuk mbetet gjë tjetër.

Por apo shkon vendi drejt një krize të thellë parlamentare, kur mazhoranca dhe vetë kryeministri Rama e kanë rrëzuar mundësinë për të pranuar amendamentin e demokratëve për ligjin e dekriminalizimit që synon të pezullojë çdo zyrtar që arrestohet në flagrancë?

Paloka: Nuk bëhet fjalë për vullnetin e Ramës, bëhet fjalë për të realizuar diçka që është domosdoshmëri për Shqipërinë. Nëse ai do të qëndrojë në pozicionin e tij, sigurisht ne do të marrim pozicionet tona. Kriza ka filluar që kur Rama ka ardhur në pushtet dhe është krizë jo thjesht politike, por ekonomike, shoqërore.

Ndryshe nga qëndrimi i këtyre ditëve, demokratët gjatë javës së ardhshme do të marrin pjesë në disa Komisione parlamentare, kryesisht në ato që do të diskutohen nismat e tyre.

Demokratët kërkuan ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit që lidhet me ndërprerjen e mandatit të zyrtarit nëqoftëse ai arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës, ndryshimin në ligjin për Komisionet hetimore që synon pamundësinë e bllokimit të tyre dhe dërgimin në gjykatën Kushtetuese të deputetëve, të cilët akuzohen për shkelje të Kushtetutës. Oranews

Next Post

Ky njeri mahnit publikun dhe lë me gojë hapur jurinë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In