• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk u transformua dhe sëmundja mbeti brenda saj

by Plator Nesturi
17/11/2022 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Më së fundi u miratuan emrat për garën e primareve në PD që do të përcaktojnë dhe kandidatët për zgjedhje vendore në të gjithë vendin. Një risi kjo, ndonëse duket si një masë e shtrënguar për formë sesa fakti që vetë PD ishte e përgatitur dhe në kohën e duhur për të bërë një hap të tillë. Grushtet e shtetit që ndodhën në kreun e saj prej mëse një viti, rrethimi e sulmet me qyngje për të marrë me forcë godinën, bien shumë në kontrast me një garë të paqtë, transparente e demokratike për primaret, ashtu siç mundohet të paraqitet. Gjithësesi, këto janë çështje të brendshme të tyre. Ajo çfarë ka vlerë është se çfarë produkti do të sjellë ky proces, me çfarë imazhi dhe platformash do të paraqitet opozita në zgjedhjet vendore dhe a do të jenë këta përfaqësues fytyra e re e PD-së apo thjesht figurantë që përcaktohen nga udhëheqja.

Tashmë kur kemi të bëjmë me bashkitë dhe këshillat bashkiakë, me çështje të veçanta komunitetesh dhe me faktin që duhet të përballesh me to dhe jo të biesh në sy pse vërtit si si fandaksur flamurin partiak, çështja e kandidaturave mbetet thelbësore për imazhin e ri të një partie që është çartallosur në krizat e betejat e brendshme prej mëse një viti. Duket se ky debat ka nisur të ndihet dhe brenda vetë strukturave të PD-së. Pra, shërben më mirë një kandidat politik për zgjedhjet apo është më rezultativ një prurje intelektuale që kontributet e veta i ka patur kryesisht në sferën profesionale? Vështirë të ndahet me thikë se cili është modeli më i suksesshëm, por gjithësesi kriza në PD ishte thjesht politike, çka nënkupton se vetë politikanët e saj, profesionistë a mediokër qofshin, të kenë qenë shkaktarët e një krize nga e cila opozita ende ka mbetur brenda si në një vorbull që po e zhyt thellë e më thellë.

Edhe nëse i drejtohemi historisë, kujtojmë se rezultati më i suksesshëm elektoral i PD ka qenë në zgjedhjet e vitit 2005 të cilat i fitoi së bashku me koalicionin opozitar. Në atë kohë, përveç faktit të ndarjes së PS, nga ku rrodhi ish LSI, duket se arma më e efektshme ishte krijimi i KOP, një organizëm ku u atashuan intelektualë dhe profesionistë të ndryshëm, të cilët i dhanë një imazh të ri dhe një fytyrë të re PD-së e cila ende kishte ngarkesën e vitit 1997. Atashimi i intelektualëve pranë opozitës dha një shtysë dhe besim më të madh. Por ajo që duket se përbënte shpresë, ishte fakti që KOP dhe intelektualët do të ishin dhe trysnia për ta transformuar PD-në, duke e shndërruar në një parti politike moderne dhe larg primitivizmit klanor. Faktet dëshmuan të kundërtën për fat të keq. Në vend të shndërrohej PD, u shndërruan prurjet e reja intelektuale të KOP, ku plastelina mori formën e kreshpëzuar të kryetarit. PD nuk u transformua dot dhe sëmundja mbeti brenda saj.

Primaret po tregojnë se ka një frikë edhe për të vajtur te formula e KOP, e jo më që të përpiqen ta bëjnë të suksesshme si dikur. Pavarësisht se përsëritja e të njëjtës gjë nuk garanton as suksesin dhe as i jep vlerë strategjisë e kombinacionit. Fakti që PD kërkon të luajë thjesht nën flamurin e kryetarit, pa pikë devijacioni dhe iniciative personale, e bën të vështirë për Berishën të besojë se prurjet e reja do të vallëzojnë me të nën të njëjtin ritëm dhe melodi. Kjo duket dhe në vetë skenarët e manifestimeve që po bën, duke nisur nga protesta e deri në takimet elektorale. Berishës i duhet për vete e gjithë skena politike dhe nuk e ndan dot me askënd.

Edhe kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale dhe kur dhëndurët që duhet të dalin në skenë i bie të jenë kandidatët për kryetarë bashkie. Në të kundërt, Berisha po dëshmon se nuk do askënd ti bëjë hije, dhe kushdo tjetër, qoftë kandidat apo deputet rrotull tij, duhet të jetë thjesht një figurant. Për këtë rol, më të përshtatshmit do të jenë pikërisht kandidaturat për vendorë që do të vijnë nga politika, dhe gara që tani duket e mbyllur. Por e mbyllur duket dhe mundësia se PD mund të transformohet një ditë, dhe ca më e sigurt akoma, se mund të fitojë dikur me këtë mendësi.

Next Post
‘Shesin Shqipërinë për shtëpinë’, Spiropali publikon foton nga Kuvendi: Ja i paudhi dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij të rrudhur

'Shesin Shqipërinë për shtëpinë', Spiropali publikon foton nga Kuvendi: Ja i paudhi dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij të rrudhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In