PD nuk njeh zgjedhjet vendore në Kurbin
Partia Demokratike,nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit në Kurbin. Ka qenë selia blu, e cila përmes një deklarate, shprehet se nuk e njeh shtetasin Artur Bardhi për kryetar Bashkie. Sipas PD pasi, Bardhi është një person me precedent penal i kandiduar nga Edi Rama, ndërsa vetë zgjedhjet nuk përmbushën asnjë standard minimal demokratik.
“Ky ishte nje proces farsë që në fillim, pasi ishin zgjedhje pa garë. Edi Rama nëpërmjet vendimeve të paligjshme të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve ia doli të emërojë në krye të Bashkisë së Kurbinit oligarkun e tij lokal, por ky mbetet një emërim i turpshëm, dhe pa asnjë legjitimitet”, thuhet në deklaratën e degës së PD.