PD nuk ndalet me sulmet ndaj Tahirit: Ndan makinën e drogës me grupin kriminal
Ashtu si prej disa ditësh tashmë, Partia Demokratike nuk i ndalon sulmet ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se Tahiri e pranoi në Top Story se e ka përdorur makinën e drogës edhe pasi e ka shitur atë.
“Tahiri u mbrojt duke thënë se Habilajt i ka kushërinj të largët, por aq të largët sa i lejon t’i përdorin makinën për trafik droge, në mënyrë që të mos ndalohen nga policia. Habilajt janë të njohur nga policia si trafikantët më të rrezikshëm në jug. “Nuk ka shpëtim për Tahirin, duhet të largohet nga detyra që prokuroria të bëjë hetim të plotë për këtë rast”, tha Alibeaj.









