• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, “nuk ka parë gjë akoma”…

by Artur Ajazi
11/09/2024 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kur e tha në Parlament në 2013, Edi Rama se “prisni, prisni, nuk keni parë gjë akoma”, shumica e demokratikasve, madje dhe Sali Berisha bashkë me ata, e morën për “presion, kërcënim, dhe orvatje për të zhdukur opozitën”. Sa mjeranë. Dhe në të vërtetë, kjo opozitë (nuk e di pse quhet e tillë vetëm kjo në Shqipëri) nuk ka kuptuar asgjë, edhe pse është “rrahur” nja 10 herë në zgjedhje, edhe pse ka patur në 12 vitet e fundit, rrjedhje të shumta nga anëtarësia e saj, edhe pse lidhja dhe bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, i është zeruar pothuajse fare. Ata  vazhdojnë me avazin e “Mukes”. Zgjedhin dhe rizgjedhin të njëjtët emra, figura dhe njerëz, që edhe pse rrinë ditë e natë pranë Berishës, as nuk kanë contribute, dhe as nuk japin shanse që PD, të fitojë ndonjëherë pushtetin. “Nuk keni parë gjë akoma”.

Kjo shprehje kaq simbolike e Edi Ramës, ka zënë vend në çdo mëndje shqiptari, tek sheh vendin të ndërtohet, të investohet, dhe zhvillohet. Por nga ana tjetër, nuk ka bërë më të përgjegjshëm demokratikasit e Berishës, ata që  e panë dhe shijuan ç’do të thotë të humbësh me mbi 1 milion vota në 2013, dhe kanë “shijuar” gjithashtu edhe humbjet seriale të viteve të fundit. “Na vodhi votat, na bleu votat, ka banda, ka patronazhistë”, dhe të tjera pretekste të tilla, do të ishin dhe vazhdojnë të jenë, refreni i kësaj opozite. E ripërsëris, nuk e di, pse quhet vetëm kjo opozitë, kur ka të tjera parti më dinjitoze, dhe më premtuese për shqiptarët. Shprehjen e Edi Ramës, kryetari  aktual  i PD-së, e mori dhe e keqpërdori, dhe mendoi  se “do t’ja shihte hajrin duke trembur shqiptarët me gogolin Rama”. Por ndodhi  e kundërta.

Sa herë Berisha keqpërdorte shprehjen e kryeministrit “nuk keni parë gjë akoma”, atij dhe PS-së, i rriteshin votat, i rritej mbështetja, dhe fitonte mandate të rinj qeverisës qëndrorë e lokalë. Abuzimi me fraziologjitë e liderit të partisë kunmdërshtare, sjell gjithmonë humbje dramatike në zgjedhje. Nuk ke pse të merresh me fjalimet e tjetrit, por merru me punët e tij. Nuk ke pse merresh me veshjet e kundërshtarit politik, por merru me premtimet e mbajtura dhe të pambajtura të tij.

Në PD-në e Berishës, kanë 12 vite që merren me “brekushet e kryeministrit”, dhe ai fiton mandatin e ri, merren me “vilën në Surrel”, dhe ai shton mbështetjen dhe numrin e anëtarëve të partisë, merren me ministrat e qeverisë, dhe “hop” shënohen të tjera suksese dhe arritje në progresin ekonomik apo fushën e integrimit europian të vendit. Edi Rama e tha shprehjen e tij të pazëvëndësueshme, në një kohë kur Shqipëria, e drejtuar nga qeverisja e Partisë Socialiste, sapo kishte nisur rrugëtimin e gjatë të pushtetit. E tha në një kohë, kur në Shqipëri nisi të ndryshonte gjithçka, që lidhej me institucionet, drejtimin dhe qeverisjen e tyre, me ekonominë, bujqësinë, arsimin, shëndetsinë, policinë, ushtrinë dhe politikën e jashtme. Përmbysja e madhe nisi në 2013, për të fshirë njëherë e mirë nga memorja e shqiptareve, teoritë dhe praktikat  e  shëmtuara dhe kriminale të qeverisjes së kaluar, që e kishin katandisur vendin , si të ishte diku në Afrikë.

Duhej flakur paaftësia, injoranca, nepotizmi, format dhe metodat fashiste të drejtimit të institucioneve, të cilat mbanin “firmën” e një taborri  militantësh që i kishin kthyer institucionet në prona private. Kjo pra ishte logjika dhe kuptimi i shprehjes së famshme “nuk keni parë gjë akoma”. Ndoshta kjo vlen edhe për vazhdimësinë, pasi kjo PD, e mbetur “vendnumuro”, nuk ka shanse të shijojë ndonjëherë fitore, veç humbjeve elektorale.

Next Post
Kush janë deputetët që iu bashkuan protestës kundër SPAK për Berishën

Kush janë deputetët që iu bashkuan protestës kundër SPAK për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In