“PD nuk ka dalë asnjë herë nga skena politike, pavarësisht krizave”. Kështu është shprehur ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, teksa ka folur për situatën në PD.
Në një intervistë për media, Topalli deklaroi se për herë të parë në Shqipëri, një ish kryeministër që ka tetë vjet që nuk është në qeveri, t’ia marr karrigen kryetarit për dy muaj.
Sipas saj, justifikimet e Bashës për dështimet janë të ndryshme, ndërsa shtoi se për interesa personale kërkon të mbajë peng partinë.
“PD nuk ka dalë nga skena pavarësisht krizës që është përfshirë. Edhe bëhjet propagandë nga zyrat e Lulzim Bashës. Unë nuk di që një ish kryeministër i larguar për tetë vjet të rikthehet e tja marrë karrigen kryetarit për dy muaj. Cili do jetë produkti i tij? Unë dua ta mendoj pozitivisht.
Deri në prill isha unë problemi, tani kam dëgjuar nga Luli se ishte Berisha dhe Meta shkak për humbjen e zgjedhjeve. Në 2021 Basha ka marrë 70 mijë vota më pak. Merita e një politikani është që edhe në ditën e tij më të vështirë, se e di që Basha është në situatë shumë të vështirë mos thotë gjëra të pavërteta. Një politikan edhe kur humbet zgjedhjet ruan dinjitetin. Është turp të mbash karrigen për qëllime personale”, tha Topalli.
/b.h