• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk është ndarë, por është shqyer

by Plator Nesturi
22/12/2022 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Po mbyllet një vit politik që kryengjarjen që shoqëroi 360 ditë të 2022 kish të bënte me opozitën, krizën dhe copëtimin e saj. Ndërsa ish koha për të bërë një analizë të gjithë kësaj, ishte vetë PD që me shfaqjen e sotme në parlament, në ditën e fundit të sezioneve për këtë vit që mbyllet, i përmblodhi të gjitha analizat dhe konkluzionet në një togfjalësh të vetëm: sherr dhe konflikt. Dje ishte një shfaqje e paprecedentë ku deputetët e të njëjtës mitër politike, nuk bënin betejë ndaj kundërshtarëve por ndaj njëri tjetrit. Armikun dhe kundërshtarin më të madh nuk kishin krahun tjetër politik, por kolegët e dikurshëm me të cilët kanë ndarë barrikadën në betejat elektorale. Një sherr deri në kufijtë e absurdit. Por që bëri shumë të qartë diçka tjetër. Që PD nuk është thjesht një parti e ndarë, por është e shqyer tashmë. Ishte preludi i një fundi që dukej qartë prej kohësh dhe shuarje e shpresës për çdo optimist që mund të ëndërronte ribashkimin dhe një PD të unifikuar si dikur. Ajo etapë duket se është kapërcyer prej kohësh por të paktën të kurseheshin pamjet e sharjeve dhe dhunës verbale në publik.  Pas çka ndodhi të gjithë e kanë të qartë se PD është shkalafitur. Të thuash e ndarë, është një term modern, ku palët divorcohen me marrëveshje dhe me inventar, ku përcaktohet se çfarë i mbetet njërit dhe çfarë merr me vete tjetri. Madje dhe mbiemri ndahet se s’ mund ta mbajnë të dy. Në fund të fundit ky ish cikli i plotë i një dhune të paralajmëruar që nisjen e pati të shpërfaqur në ditët e para të vitit kur një pjesë e PD sulmoi godinën ku ish ngujuar pjesa tjetër dhe ku bashkëbisedimi ish me shkopinj, qyngje kundër dyerve dhe gaz lotsjellës. Ish koha kur të dyja palët grushtoheshin duke mbajtur të njëjtin flamur të PD-së, kur secila bënte kongres më vete e përjashtonte tjetrin dhe kur deputetët numëroheshin si kokrra fasuleje për të parë se kush kish shumicën.

Kish një vit kjo situatë, kur njëra palë shkarkon Alibeajn nga kryetar grupi, dhe ndërkohë vetë grupi parlamentar nuk i kish në refene dhe as në listë deputetët e dashuruar pas Berishës. Se pse u la në fund të vitit kjo gjullurdi për tu sherrosur se pse nuk quhen më si deputetë të PD-së, por si emigrantë pa letra, kjo duket e pakuptimtë. Ndoshta strategjitë që përcaktohen nga thellësitë e Foltores nuk mund të shkojnë më tej. Sherr, qyngje, revolucion, protestë e gjera të këtij lloji. Alternativë hiç. Opozitarizëm asgjë. Beteja e vetme që duket e projektuar në korridoret e PD qoftë dhe për vitin në vijim duket se do të mbetet e njejta skemë. Sulm dhe konkurencë brenda llojit. Me beteja jo vetëm në gjykatë e parlament por dhe në zgjedhjet e afërta vendore. Kjo shihet si e vetmja mënyrë për të mbajtur shtrënguar domenin e opozitarit. Por ky është eshtë dhe dëmi më i madh që i bëhet opozitarizmit. Pasi është akaparuar vendi i kreut të opozitarëve duke u bërë pengesë për çdo prurje të re në politikë dhe që mund të sjellë një frymë të re, më qytetare dhe më sfiduese ndaj maxhorancës. Në vend të kësaj, kjo farë lloj opozite na dëshmon se halli i tyre është të jenë aty diku, në pritje që fiku një ditë të këputet nga pema e të jenë sa më afër pushtetit. Se kujt i duhet më një takëm i tillë opozite, një zot e di? 30 vjet janë shumë që shqiptarët të bien në të njëjtin gabim skematik. Nga ky sherr mësuan më shumë se nga retorika dhe hajgaret politike që mbahen në çdo otë të ditës nëpër ekrane televizionesh.

Next Post
Gjykata e la në burg për grushtin ndaj Berishës, Gerti Shehu ankimon vendimin, kërkon një masë më të butë

Gjykata e la në burg për grushtin ndaj Berishës, Gerti Shehu ankimon vendimin, kërkon një masë më të butë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In